Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me foto jo-adekuate dhe titull të sajuar

HIBRID

Portali “GazetaBlic.com” ka publikuar një artikull me titull ““Gjendja është e rëndë” – Këto pritet të jenë masat e reja anti-covid”.

Në këtë artikull, titulli nuk përputhet me përmbajtjen, ndërsa edhe fotografia e Armend Zemajt është e vendosur gabim, pasi në tekst gjendet deklarata e drejtorit të Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, e bërë gjatë intervistës në televizionin ‘Euronews Albania’.

Në titullin e vendosur nga GazetaBlic.com, thuhet ‘Këto pritet të jenë masat e reja anti-covid’, ndërsa në përmbajtjen e artikullit, nuk paraqitet ajo çfarë pretendohet në titull. Në fakt, në përmbajtje zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, ka folur për diçka tjetër, për rishikimin masave të marra nga qeveria në këtë kohë pandemie, si rezultat i rritjes së ndjeshme të numrit të infektuarve dhe viktimave.

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaBlic.com:

https://gazetablic.com/gjendja-eshte-e-rende-keto-pritet-te-jene-masat-e-reja-anti-covid/?fbclid=IwAR3jM659FhK7V8f1xCKjF4dTMGKEKesQWfLm4k5pnDMLG7BZtsMw4a_1TFE

“Situata këtu është e ngjashme si në shtetet e rajonit. Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë të pozitiv në COVID, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar. Do të kërkojnë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani”, u shpreh Hoti ndër të tjerash për Euronews Albania.

Vegëza e artikullit origjinal të publikuar në Euronews Albania:

https://euronews.al/al/kosove/2020/11/20/covid-19-zyrtari-i-ministrise-se-shendetesise-ne-kosove-duhet-te-rishikojme-masat-situata-eshte-serioze


Analiza:

Artikulli i publikuar në “GazetaBlic.com” përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, në artikull gjendet fotografia e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, e jo e drejtorit të Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Gabim”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere