Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotogrfia lenë mundësi që lexusit ta keqkuptojnë lajmin

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikullin me titull, “Paralajmëron ministri: Shpejt mund të kemi deri në 400 mijë raste me Covid-19 në ditë”, ndërsa në fotografinë ilustruese ka vendosur një imazh ku shkruan në gjuhën shqipe “Ambulanca për Corornavirus”.

Lajmi në artikull paraqet një deklaratë të ministrit të shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, i cili ka paralajmëruar se rastet ditore me Covid-19 në këtë shtet mund të dyfishohen shumë shpejt duke shkuar në 400 mijë.

Por, duke ditur se portali “kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se paralajmërimi për rritjen e rasteve pozitive me Covid-19 ka të bëjë me vendin tonë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/597659/paralajmeron-ministri-shpejt-mund-te-kemi-deri-ne-400-mije-raste-me-covid-19-ne-dite/


Hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar më parë si ilustrim për raportimet me rastet e reja me Covid-19 në Kosovë.

“Koha.net” dhe “Gazetainfokus.com”, e kanë përdorur të njëjtën fotografi ilustruese më 17 tetor 2021 për raportimin me rastet e reja me Covid-19 në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me Gjermanin, ku ministri i Shëndetësisë në këtë shtet ka paralajmëruar se numri i të infektuarve brenda ditës me Covid-19 mund të shkojë deri në 400 mijë.

Por, në publikimin e këtij artikulli është vendosur fotografi tjetër, ajo e Ambulancës për Koronavirus e cila gjendet në Qendrën Klinikë Universitare në Prishtinë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere