Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me lajm të vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i mire/ Studimi i fundit rus dhe ai i Harvardit japin shpresë: Virusi i ka oret e numeruara”.

Pas procesit të kontrollit të kryer nga hibrid.info, del që ky lajm është i vjetër, i cili është publikuar në muajin maj të vitit të kaluar.

Artikulli i publikuar nga “kosalb.net” nuk i përgjigjet rrethanave dhe ky portal i dyshimtë synon që ta paraqesë atë si aktual.

Teksti i artikullit të publikuar nga “kosalb.net”:

Lajmi i mire/ Studimi i fundit rus dhe ai i Harvardit japin shpresë: Virusi i ka oret e numeruara

Disa studiues rus kane treguar se janë të sigurt se patogjeni do të bëhet më pak agresiv gjatë muajve të verës. Sipas studiuesve “Ai do të bëhet plotësisht joaktiv, ose do t’i humbasë aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje, kur temperatura të jetë mbi 30 gradë”. Kështu bën me dije autoriteti rus për shëndetin “Rospotrebnadzor”, në një buletin të shpërndarë përmes kanalit të tij “Telegram”, cituar nga “Il Messaggero”.shty,pe reklam,en dhe shiko video.n

Vegëza e artikullit të publikuar nga “kosalb.net”:

https://kosalb.net/lajmi-i-mire-studimi-i-fundit-rus-dhe-ai-i-harvardit-japin-shprese-virusi-i-ka-oret-e-numeruara/

https://kosalb.net/lajmi-i-mire-studimi-i-fundit-rus-dhe-ai-i-harvardit-japin-shprese-virusi-i-ka-oret-e-numeruara/

Më poshtë mund t’i gjeni vegëzat e artikullit autentik të publikuar në maj të vitit të kaluar nga disa media online në gjuhën shqipe.

https://gazetablic.com/covid-19-mund-ti-kete-oret-e-numeruara-studimi-rus-dhe-ai-i-harvardit-japin-shprese/

https://shqiptarja.com/lajm/covid19-mund-ti-kete-oret-e-numeruarastudimi-rus-dhe-ai-i-harvardit-japin-shpres


Analiza:

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka marrë një pjesë të tekstit nga një lajm i vjetër, i cili është publikuar në maj të vitit të kaluar, duke synuar që ta paraqesë atë si aktual. Pas verifikimit dhe hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se ky artikull është i vjetër se si rrjedhojë e saj ai kategorizohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere