Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me lajm të vjetër dhe titull tendencioz

HIBRID

Një artikull me titull tendencioz “Tronditet Prishtina, sapo ndodhi tragjedia, detaje nga ngjarja e rëndë”, është publikuar nga portali i dyshimtë “postlajme.net”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që ky artikull përmban titull tendencioz, pasi lajmi ka të bëjë me një aksident mes dy veturave, i cili kishte ndodhur dje (4 gusht) në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Pra nuk ka ndodhur asnjë tragjedi që ka tronditur së fundi qytetin e Prishtinës, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “postlajme.net”.

Teksti i artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

Një aks ident mes dy veturave ka ndodhur pak më parë në lagjen “Pejton” të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca, teksa nuk dihet numri i të lënduarve.

Fotografi nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express.

Akoma nuk dihen shkaqet e aks identit.

Policia e Kosovës vazhdimisht u bën apel të gjithë pjesmarrësve në trafik për kujdes në komunikacion.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/54339?33&fbclid=IwAR1XDMI3lGvEgF5D_AlZSCdGMw8JKti6EBLFNsYb7DQOi5opiLj6IcdB58o
https://www.postlajme.net/54339?33&fbclid=IwAR1XDMI3lGvEgF5D_AlZSCdGMw8JKti6EBLFNsYb7DQOi5opiLj6IcdB58o

I njëjti artikull me titull tendencioz është publikuar edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 45 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/33shi/posts/684291602505228


Ky artikull është marrë nga portali “gazetaexpress.com”, e cila edhe citohet nga portali i dyshimtë “postlajme.net”.

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në “gazetaexpress.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull lidhur me një aksident mes dy veturave të ndodhur në Prishtinë, të cilit i ka vënë qëllimshëm titull tendencioz – “Tronditet Prishtina, sapo ndodhi tragjedia, detaje nga ngjarja e rëndë”. Ky lajm rezulton të jetë i vjetër dhe jo aq “tronditës” siç pretendohet të paraqitet. Gjithashtu ky lajm pretendohet të paraqitet si aktual nga ky portal i dyshimtë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere