Të fundit | Trump nuk ka bërë thirrje publike për anëtarësimin e Kosovës në NATO Të fundit | Faktet rreth gjykimit “Thaçi dhe të tjerët” dhe keqinformatat ndër vite Të fundit | Rikthehet pretendimi i rremë për “deklaratë” të Rifat Jasharit ndaj Edi Ram… Të fundit | Shtrenjtimi i biletave vs. digjitalizimi i shërbimeve Të fundit | NATO nuk tha se Kosova nuk u ftua në Samitin e Ankarasë për shkak të rrezik… Të fundit | Konferenca përmbyllëse e projektit “Bashkëpunimi me Media në Kosovë” Të fundit | Katër mënyrat se si bëhet keqinformimi për çështjet ekonomike Të fundit | Me video të vjetër, pretendohet rrejshëm për “futjen e armatimit nga Serbia… Të fundit | Semaforët në video nuk janë të shkrirë nga moti ekstrem Të fundit | Si mund të ndryshojë kuptimi i një fotografie? Shembull i kornizimit mediat…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër dhe pretendim i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Lajm i keq për ju që po i prisni pagat në Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe i njëjti nuk i përgjigjet përmbajtjes së tekstit. Gjithashtu, konstatohet se lajmi është i vjetër, i publikuar në gusht të vitit 2020, në të cilin paraqet lajmin e asaj kohe për “Ligji për Buxhetin, të rishikuar dhe të miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili pritej të procedohej në Zyrën e Presidentit për dekretim”.

Pra, artikulli nuk ka të bëjë asgjë me vonimin e pagave, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Ligji për Buxhetin, i rishikuar, i miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës, ende nuk është proceduar në Zyrën e Presidentit për dekretim.

Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës kanë thënë për KosovaPress se ligjë është në fazën e inkorporimit dhe harmonizimit të amendamenteve dhe se pas përfundimit të këtij procesi, ai do të procedohet në Zyrën e Presidentit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/06/02/lajm-i-keq-per-ju-qe-po-i-prisni-pagat-ne-kosove/?fbclid=IwAR3yKE0m7aDNcU-ruj1iwnoJwu2A15O424mVzhZZjKRx5BEkLkN-XTZ404o

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”.

https://kosovapress.com/kuvendi-ende-nuk-ka-proceduar-per-dekretim-ligjin-per-buxhetin-ne-zyren-e-presidentit/


Analiza:

“Specialja.com” ka publikuar një lajm të vjetër, duke i vënë titull të rremë, me përpjekjen që ta paraqesin një pretendim të rremë, që gjoja do të vonohen pagat në Kosovë.

Me këtë titull të sajuar, ky portal i dyshimtë dezinformon lexuesit, si dhe synon që të grumbullojë sa më shumë klikime.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull e ka vlerësuar si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere