Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull keqinformues

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Shpërthim në qendër të Kryeqytetit, nuk dihet nga çka u shkaktua”.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, ndërsa “Kosova-sot.info” në titull nuk tregon se për cilin kryeqytet bëhet fjalë, si dhe mungon fotografia që ilustron ngjarjen.

Duke e ditur se ky portal publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull të tillë përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeqytetin e Kosovës.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Shpërthim në qendër të Kryeqytetit, nuk dihet nga çka u shkaktua

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua të mërkurën në pjesën qendrore të Madridit, raportuan disa medie lokale.

Televizioni La Sexta citoi burime qeveritare që kanë thënë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Sidoqoftë, zyrtarët nuk mundën të ofrojnë ndonjë konfirmim.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/520250/shperthim-ne-qender-te-kryeqytetit-nuk-dihet-nga-cka-u-shkaktua/?fbclid=IwAR1SDTwfFiCnJEnKomZSgxmjF16KgQ_Mi7wricBxqXYqZPXPt_QVrRKe9ks


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull në të cilin flitet për një shpërthim që ka ndodhur në kryeqytetin e Spanjë, por ky portal në titull nuk e ka treguar se për cilin kryeqytet bëhet fjalë, si dhe nuk ka paraqitur fotografi që ilustron ngjarjen. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere