Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se ish-gjenerali amerikan është deklaruar për Hashim Thaçin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në mediat sociale Facebook dhe Instagram po qarkullon një përmbajtje përmes së cilës pretendohet se ish-gjenerali amerikan Austin Miller ka bërë një deklaratë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Kjo përmbajtje u gjet e publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Botasotere.com” (Bota Sot e Re), në faqen zyrtare të ish-nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacolli, e faqe të tjera si “Drenica Press”, “Kosovalb.com”, “Drenica”, “Fresh Info”, “Albanews24”, “Lajme” dhe “al_press.online” në Instagram.

Çka thuhet në këtë përmbajtje?

Austin Miller, gjeneral i ushtrisë amerikane

Kosovarët, kur ta shohin luftën në Iran, duhet ta kujtojnë Thaçin dhe vështirësitë që kanë kaluar. Vizioni ishte arma më e fortë e Thaçit, ai ndërtoi aleancën me SHBA-të dhe NATO-n dhe ua hoqi kosovarëve çizmen e okupatorit.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo përmbajtje është e rreme. E njëjta nuk është gjetur e publikuar në asnjë media kredibile vendore apo ndërkombëtare.

Hibrid.info ka kërkuar në Google lidhur me këtë deklaratë. Në gjuhën shqipe, kjo përmbajtje nuk u publikua në asnjë media kredibile, përveç në faqet e lartcekura (këtu). Ndërsa në anglisht, rezultatet nuk shfaqin asnjë raportim lidhur me këtë deklaratë (këtu).


Kush është Austin Miller?

Miller është një gjeneral i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-komandant i njësisë elitare Delta Force. Ai shërbeu si komandanti i fundit i misionit të NATO-s “Resolute Support” dhe i Forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan nga 2 shtatori 2018 deri më 12 korrik 2021.

Më parë ai kishte shërbyer si komandant i Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale nga 30 marsi 2016 deri në gusht 2018.

Ai mori pjesë në shumë operacione luftarake, si Beteja e Mogadishut në vitin 1993 dhe, që nga viti 2001, në luftërat në Irak dhe Afganistan.

Miller u pensionua nga ushtria në dhjetor, pasi dorëzoi komandën në korrik të vitit 2021. Aktualisht ai shërben në bordin këshillues të kompanisë Striveworks dhe në bordin drejtues të kompanisë Workhorse. (këtu)


Analiza

Në mediat sociale Facebook e Instagram po qarkullon një përmbajtje që pretendon se ish-gjenerali amerikan Austin Miller ka bërë një deklaratë për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Pas verifikimit të fakteve, rezultoi se kjo deklaratë është e rreme. Nuk ekziston asnjë dëshmi që ajo të jetë bërë apo publikuar nga Miller, pasi nuk gjendet në asnjë media kredibile vendore apo ndërkombëtare.

Kërkimet në internet (Google), si në shqip ashtu edhe në anglisht, nuk shfaqin asnjë raportim të besueshëm për një deklaratë të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere