Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull që paraqet lajm të rremë për implantimin e zemrës së derrit tek njeriu

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Ky shtet po bën transplantimin e zemrës nga derri tek njeriu, shumë shpejt në Kosovë”.

Ky artikull përmban titull të rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Titulli i artikullit lajmëron se implantimi i zemrës së derrit te njeriu do të jetë i mundur edhe në Kosovë, mirëpo një gjë e tillë nuk thuhet edhe në përmbajtje. Gjithashtu, përmbajtja është jo e plotë.

Teksti i publikuar në portalin e dyshimtë “Specialja.com”:

Ky shtet po bën transplantimin e zemrës nga derri tek njeriu, shumë shpejt në Kosovë

Zemrat e adaptuara të derrave mund të transplantohen në pacientë në vitin 2021, sipas një raporti, i cili thotë se një operacion do të përpiqej të zëvendësonte një veshkë njerëzore me një të derrit.

Ky raport u publikua në vitin 2019 dhe thuhej se pas 3 vitesh, pikërisht në fund të vitit 2021 do të ishte i mundur transplanti i zemrës së derrit tek njeriu. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/10/24/ky-shtet-po-ben-transplantimin-e-zemres-nga-derri-tek-njeriu-shume-shpejt-ne-kosove/?fbclid=IwAR2H12wShr5VoFMNXUuPySwPHDu7YheNofS1rKEz7hHXXcq2dJfCedT4jOM

Pas një hulumtimi nga hibrid.info, konstatohet se teksti në përmbajtje të artikullit të specialja.com është marr nga një shkrim i botuar më 12 tetor, nga disa media në gjuhën shqipe. Mirëpo, për dallim me lajmin e pretenduar në artikullin e trajtuar, në artikujt e publikuara nga mediat kredibile, nuk përmendet fare mundësia që ky lloj transplantimi të bëhet në Kosovë.

Vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në disa media online:

https://www.koha.net/lifestyle/240988/me-2021-mund-te-behet-realitet-transplantimi-i-zemres-se-derrit-tek-njeriu/

https://shqiptarja.com/lajm/studimi-transplantimi-i-zemres-se-derrit-tek-njeriu-mund-te-jete-realitet-ne-fund-te-vitit-2021


Analiza:

Portali i dyshimtë “Specialja.com”, ka përdorur titull të rremë. Përmbajtja në brenda artikullit, përveç që nuk argumenton pretendimin e titullit, paraqitet e mangët dhe pa referenca e burim të informacionit. Ky artikull, në bazë të analizës rezulton të jetë bërë për të tërheqë lexuesit të klikojnë dhe hapin atë. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere