Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet si e re

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Pamje nga viti 2021 paraqiten si fluturime të fundit të aeroplanëve serbë mbi Jarinjë

Mediumi online “indeksonline.net”, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka publikuar më 31 korrik 2026 një video-material me mbishkrimin “Provokon Serbia, aeroplanët luftarakë fluturojnë mbi Jarinje”.

E njëjta përmbajtje më pas u publikua edhe nga një faqe tjetër në Facebook “Kosova News” (shih këtu).

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se kjo video është e vjetër.


FAKTET

Hibrid.info duke përdorur programin e automatizuar “InVID”, ka gjetur se kjo video fillimisht është publikuar në vitin 2021 (shih këtu dhe këtu)


Kush e riktheu këtë video të vjetër?

Në videomaterialin e publikuar nga “Indeks Online”, shihet emri i një llogarie në TikTok, “luckystrike093”, e cila publikon përmbajtje në gjuhën serbe. Hibrid.info arriti ta gjente këtë videomaterial në këtë llogari (shih këtu).

Kjo llogari e publikoi përmbajtjen më 12 korrik. Më pas “Indeks Online” dhe “Kosova News” të njëjtën përmbajtje e publikuan më 31 korrik, duke e paraqitur atë si një ngjarje aktuale.


Pse trajtohet kjo përmbajtje?

Videoja e publikuar në Facebook nga “Indeks Online”, deri në shkrimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë mbi 3 mijë e 900 reagime, 102 shpërndarje dhe mbi 2 mijë e 900 komente (shih këtu).

Ndërsa, faqja tjetër “Kosova News” ka grumbulluar 82 reagime e 101 komente (shih këtu).

Bazuar në komentet në këto dy publikime, vërehet se shumica e komentuesve i kanë konsideruar këto pamje si aktuale.


Analiza

Një video e publikuar më 31 korrik nga faqet e Facebook-ut të Indeks Online dhe Kosova News, me pretendimin se aeroplanë luftarakë serbë po fluturonin mbi Jarinjë, rezulton të jetë e vjetër.

Verifikimi i Hibrid.info, përmes mjetit InVID, tregoi se pamjet janë publikuar fillimisht në vitin 2021.

Videoja u ripublikua më 12 korrik nga një llogari në TikTok që publikon përmbajtje në gjuhën serbe, ndërsa më 31 korrik u paraqit nga këto faqe si ngjarje aktuale. Publikimet kanë marrë mijëra reagime dhe komente, ndërsa shumë përdorues i kanë konsideruar pamjet si të reja

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si të “pa verifikuar”.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere