Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për helmimin e 215 qytetarëve në Malishevë, është i vjetër

HIBRID

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar sot (13 shkurt) një fotografi me mbishkrimin “215 qytetarë të helmuar, komuna e Malishevës del me njoftim: Situata po shkon drejt normalizimit” duke i bashkëngjitur një vegëz në koment për të klikuar në siç thuhet aty “videon e plotë”.

Pas klikimit në vegëzën e dhënë në koment, hapet një artikull i vjetër i publikuar më 15 tetor të vitit 2023. (këtu)

Pra, faqja në fjalë ka publikuar një artikull për helmimin e qytetarëve në Malishevë të datës 15 tetor, të cilin e ka paraqitur si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Gazeta Rich Shqip”:

https://www.facebook.com/gazetarich/posts/pfbid02uu1wAhhNAqtdWnRKLkmzv5GrVtpYiYXJqPxZragBs9WszCTAhkFEH4emxu4T3xgjl


Hibrid.info ka gjetur njoftimin zyrtar në Facebook nga Komuna e Malishevës të bërë më 15 tetor 2023 për situatën e helmimit në këtë komunë. (shih këtu)


Gjatë kërkimeve në internet, hibrid.info ka gjetur edhe raportimet nga mediat vendore lidhur me rastin e njëjtë të helmimit në Komunën e Malishevës të bëra në tetor të vitit kaluar. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Duke paraqitur një artikull të vjetër sikur aktual, një faqe në Facebook ka pretenduar për helmimin e 215 qytetarëve në Komunën e Malishevës.

Hibrid.info, pas verifikimit të fakteve ka gjetur njoftimin e Komunës së Malishevës për këtë ngjarje dhe ka vërtetuar se ky rast ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere