[email protected]
Ambasada e Norvegjisë nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me skadimin e afatit të vaksinave anti-Covid
shape
shape
shape

Portali “insajderi.org” ka publikuar një artikull me pretendimin se Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka reaguar pas skadimit të afatit të vaksinave anti-Covid, të cilat ishin donacion nga ky shtet.

Mirëpo, pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është parë se në këtë artikull nuk ka asnjë reagim nga ambasada norvegjeze në Kosovë.

Në fakt “Insajderi.org” ka kërkuar nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë të komentojnë dështimin e administrimin të këtyre vaksinave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, por vetë Ambasada është distancuar nga ky rast duke mos dhënë koment lidhur me këtë çështje.

“Ambasada Norvegjeze në Prishtinë nuk ka komente lidhur me këtë çështje. Luteni shumë që ta kontaktoni Ministrinë e Shëndetësise, përgjegjëse për distribuimin e vaksinave në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës norvegjeze në Kosovë dhënë për Insajderi.org.

Pra, zyrtarë të kësaj Ambasade nuk kanë bërë ndonjë reagim, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli. Gjithashtu Ambasada e Norvegjisë është distancuar në këtë rast duke thënë se duhet të kontaktohet Ministria e Shëndetësisë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “insajderi.org”:

Skadimi i afatit të vaksinave AstraZeneca- Reagon ambasada e Norvegjisë në Kosovë

Gazeta Insajderi, ka pyetur edhe Ambasadën Norvegjeze në Kosovës se si e komentojnë dështimin e administrimin të këtyre vaksinave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ambasada Norvegjeze është distancuar nga ky rast duke mos dhënë koment lidhur me këtë çështje.

“Ambasada Norvegjeze në Prishtinë nuk ka komente lidhur me këtë çështje. Luteni shumë që ta kontaktoni Ministrinë e Shëndetësise, përgjegjëse për distribuimin e vaksinave në fjalë”, thuhet në përgjigjet e tyre dhënë Insajderit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “insajderi.org”:

https://insajderi.org/skadimi-i-afatit-te-vaksinave-astrazeneca-reagon-ambasada-e-norvegjise-ne-kosove/?fbclid=IwAR0xhGTYX1b6pP7YBZ7vMVwNsCNmPmFV_Ka6xk0XXjVMoNSBaKAIyg7X13U


Analiza:

“Insajderi.org” ka pretenduar në titull të këtij artikulli se Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka reaguar pas skadimit të afatit të vaksinave anti-Covid, të cilat ishin donacion nga ky shtet.

Mirëpo, në përmbajtjen e këtij teksti nuk gjendet asnjë reagim i kësaj ambasade lidhur me këtë çështje, por vetëm një përgjigje e tyre që thotë se kjo Ambasadë nuk ka komente lidhur me këtë çështje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others