Të fundit | Titulli mund të të mashtrojë edhe kur artikulli është i vërtetë Të fundit | Steinbaum nuk e ka bërë këtë deklaratë për Thaçin dhe UÇK-në Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendimet e rreme, imazhet e gjeneruara me IA dhe vide… Të fundit | Videoja e vjetër autobusëve nga Kosova drejt marshit në Prishtinë për ish-k… Të fundit | Keqinformatat për protestat në Tiranë: Kurti, Rama dhe Serbia në qendër të… Të fundit | Ripublikohet videoja e vjetër me pretendimin e rremë se protestuesit në Tir… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti i ka dhënë ultimatum për dorëheqje Ramës Të fundit | Titulli nuk sqaron se Prishtina ishte e para në renditjen e IQAir vetëm sip… Të fundit | Audio e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi e një serbi kundër Tha… Të fundit | Pretendimi se Edi Rama kërcënoi me ushtri në Kosovë është i rremë, imazhi ë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim pa fakte se Kosova po furnizohet me një sistem kundërajror nga Turqia

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Më 10 mars, një postim në Facebook nga faqja “75% për Albinin” pretendonte se Kosova po furnizohet vazhdimisht me armatim dhe se një sistem kundërajror ishte siguruar nga Turqia. Postimi përfshinte një fotografi të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pranë një pajisjeje ushtarake.

E vërteta?

Pas verifikimit nga hibrid.info, u konstatua se ky pretendim nuk mbështetet nga asnjë fakt. Për më tepër, fotografia e përdorur në postim është e vjetër dhe daton nga 24 tetori 2024.


Hibrid.info ka verifikuar postimin duke përdorur programin e automatizuar “InVID”, i cili ka treguar se fotografia në fjalë i përket një ngjarjeje të mbajtur në tetor 2024. (shih këtu)

Fotografia është shkrepur gjatë një takimi mes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe drejtuesve të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, në Turqi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në këto takime ministri ishte informuar mbi inovacionet më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore të shtetit turk. Megjithatë, askund nuk përmendet se Kosova do të furnizohet me pajisjen ushtarake të paraqitur në fotografi. (shih këtu)


Analiza:

Postimi në Facebook që pretendon se Kosova po furnizohet me sistem kundërajror nga Turqia rezulton të jetë i pabazë.

Verifikimi nga hibrid.info, përmes programit “InVID”, tregon se fotografia e përdorur është nga tetori 2024 dhe i përket një takimi mes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe zyrtarëve turq të industrisë së mbrojtjes, në Turqi.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes nuk përmendet asnjë marrëveshje për blerjen e pajisjeve ushtarake, duke dëshmuar se pretendimi i postimit është dezinformues.

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere