Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJM I FUNDIT: ‘Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën’”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull rezulton të ketë titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një lajm i datës 23 janar, në të cilin përshkruhet se si ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kishte folur për mos-certifikimin e listave të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, duke paralajmëruar ndërmarrje të masave. Pra, Osmani nuk e ka shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

Ushtruesja e detyrës së presidentit kandidate për deputete në listën e Vetëvendosjes Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të marr masa ndaj KQZ-së në mënyrë që siç thotë Osmani ta mbrojë integritetin e këtij institucioni./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në transmetim të drejtpërdrejt në television, dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive  politike dhe certifikim, si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion dhe kër cënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyre e cila vepron si e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen KQZ-së për vendime kolegjiale……

Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por e kemi detyrë që me çdokusht ta shpejtojmë këtë process.

Prandaj në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të bimë në kurthet që ndërtohen me qëllim që ky process zgjedhor të parandalohet e të stërgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese e të votojnë për këdo që ata përkrahin”, tha Osmani.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/24/lajm-i-fundit-vjosa-osmani-shkarkon-valdete-daken/?fbclid=IwAR1lHUt8v2W9D17zcpnv_gaSbJ1j3w64t9VjbGsgGfLdqRE7jgZZ8akzBi4

Më poshtë mund ta gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa media online, pjesë të së cilit janë përdorur nga “specialja.com” për ta ndërtuar pretendimin e rremë.

https://klankosova.tv/osmani-ajo-cka-ngjau-dje-ne-kqz-e-lendoi-procesin-zgjedhor-nese-ndodh-prape-marr-masa/

https://tvklan.al/osmani-e-paprecedente-ajo-qe-ndodhi-dje-ne-kqz-marr-masa-nese-perseritet/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një lajm të datës 23 janar 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere