Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Aksident shumë i rëndë tek Mensa e Studentëve në Prishtinë”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk përputhet në asnjë rast me përmbajtjen në tekst.

Lajmi ka të bëjë me njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për mbajtjen e Testit të Arritshmërisë për klasët e 9-ta. Pra, nuk ka ndodhur asnjë aksident siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar nxënësit e klasave të 9-ta se të premten, më 28 maj, do të mbahet Testi i Arritshmërisë.

Sipas njoftimit të MASHTI-it, për shkak se është kohë pandemie, forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/27/a-k-s-i-d-e-n-t-shume-i-rende-tek-mensa-e-studenteve-ne-prishtine/?fbclid=IwAR2K7DQUf8HMBRuKAaIxY3xQlPIp4CCM27wQ0noe62aqefuJOKic8O5zTfA

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e MASHTI-t, rreth mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për klasët e 9-ta.

https://www.facebook.com/MASHTI.rks/posts/1758687241001769


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka marrë njoftimin e MASHTI-t për mbajtjen e Testit të Arritshmërisë për klasët e 9-ta, duke i vendosur titull të rremë që gjoja ka ndodhur një aksident shumë i rëndë në Prishtinë.

Me këtë titull të rremë, ky portal i dyshimtë dezinformon lexuesit, duke i nxitur ata të klikojnë në artikull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere