Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se… Të fundit | Trump nuk është shprehur publikisht për marrëdhëniet me Kurtin
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dellovës

HIBRID

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Nuk ka dëshmi zyrtare se Çeferin ka urdhëruar ndonjë hetim ndaj Dellovës.

Në një artikull të publikuar më 5 tetor 2026 në faqen në gjuhën gjermane de.carmagazine.tv, pretendohet se presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka urdhëruar një “hetim gjithëpërfshirës” ndaj futbollistit të Kosovës, Lumbardh Dellova.

Ky pretendim u publikua edhe në Facebook nga faqja “Bullenblitz”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Nuk ka dëshmi zyrtare se Çeferin ka urdhëruar ndonjë hetim ndaj Dellovës. Në faqen zyrtare të UEFA-s për çështjet disiplinore nuk është publikuar ndonjë njoftim për hapjen e një procedure të tillë ndaj futbollistit (shih këtu).

Edhe të dhënat zyrtare të UEFA-s për ndeshjen Kosovë–Austri të 4 tetorit 2026 tregojnë vetëm se Dellova u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+2, pas një faulli. Një ndëshkim i tillë nuk dëshmon ekzistencën e një hetimi disiplinor (shih këtu).

Ndërsa, hulumtimi nëpërmjet makinës së kërkimit “Google”, me fjalët “aleksander čeferin kosovo”, nuk gjeti artikuj nga raportime kredibile, ku do të mund të konfirmohej pretendimi i paraqitur. Kërkimi u kufizua për përmbajtje të publikuara në shtatë ditët e fundit (shih këtu).

Vetë artikulli i de.carmagazine.tv nuk paraqet ndonjë dokument apo deklaratë nga UEFA që do ta mbështeste pretendimin. Përkundrazi, brenda tekstit pranohet se një hetim zyrtar nuk është konfirmuar.

Çfarë dihet për ueb-faqen?

Artikulli është publikuar në domenin de.carmagazine.tv, ndërsa faqja paraqitet me emrin “So ist das Leben” dhe nuk identifikohet si një medium i njohur sportiv apo automobilistik.

Sipas të dhënave të Scamdoc për domenin, identiteti i pronarit është vetëm pjesërisht i disponueshëm në të dhënat Whois. Emri ose kompania, adresa postare, telefoni dhe emaili nuk janë të publikuara, ndërsa si shtet figuron në Shtetet e Bashkuara. Scamdoc gjithashtu tregon se aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit për këtë faqe (shih këtu).

Këto të dhëna nuk dëshmojnë vetvetiu se faqja është mashtruese, por tregojnë se operatori i domenit nuk është plotësisht i identifikueshëm përmes të dhënave publike Whois.

Pak kontekst

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvilloi të dielën, në stadiumin Fadil Vokri, përballjen me Austrinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, kompeticion që organizohet nga UEFA, institucioni më i madh evropian i futbollit. Ekipet ndanë pikët duke përfunduar takimin në 1-1 (shih këtu). Kosova do të zhvillojë edhe dy ndeshje tjera në nëntor, në fazën e grupeve të Ligws B (shih këtu).

Analiza

Pretendimi se presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka urdhëruar një “hetim gjithëpërfshirës” ndaj futbollistit të Kosovës, Lumbardh Dellova, nuk mbështetet nga burimet e shqyrtuara nga Hibrid.info.

Në faqen zyrtare të UEFA-s për çështjet disiplinore nuk është gjetur ndonjë njoftim për hapjen e një hetimi apo procedure disiplinore ndaj Dellovës. Ndërkaq, të dhënat zyrtare të UEFA-s për ndeshjen Kosovë–Austri, të zhvilluar më 4 tetor 2026, tregojnë se Dellova mori karton të verdhë në minutën e 90+2 pas një faulli.

Gjithashtu, artikulli që e publikon pretendimin nuk paraqet ndonjë dokument, deklaratë apo burim zyrtar të UEFA-s që do ta mbështeste atë. Kërkimi në burime kredibile nuk ka ofruar dëshmi që Çeferin ka urdhëruar një hetim ndaj Dellovës.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere