Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar: Nuk ka vendim për lirim me kusht të Thaçit

HIBRID

Portalet e dyshimta “gazetaplisi.com” dhe “todaynews74.com” kanë publikuar një artikull në titullin e të cilit pretendohet se “Prokuroria merr vendim për lirimin me kusht të Thaçit”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli është i rremë dhe i njëjti nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili u publikua nga klankosova.tv më 14 korrik të këtij viti dhe kishte të bëjë me kundërshtimin e Prokurorisë se Hagës për lirimin me kusht të Thaçit, pasi ka vlerësuar se ka ndikim politik.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëzat e artikullit të publikuar në “gazetaplisi.com” dhe “todaynews74.com”:

https://gazetaplisi.com/2021/08/06/urime-prokuroria-merr-vendim-per-lirimin-me-kusht-te-thacit/?fbclid=IwAR0Pv_W4TXrS4SJekdS4-ZyzC39Dwmk22EdKV8gd_JM6dFcBbAPU0tpPvNA
https://newstoday74.com/2021/08/06/urime-prokuroria-merr-vendim-per-lirimin-me-kusht-te-thacit/?fbclid=IwAR20T_Usc94PFWxLNBaSy9TSRaHNYfG-GBIf0PP3WSfQO-8rDHe79B1O8pg


Përmes këtij artikulli, ky portal i dyshimtë ka pretenduar ta paraqes si të vërtetë një fotografi të edituar, ku paraqet ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me mjekër.

Hibrid.info më parë ka verifikuar faktet në këtë fotografi, e cila është e edituar me ndonjë aplikacion dhe që rezultoi se Thaçi nuk e ka rritur mjekrën gjatë qëndrimit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Vegëza e artikullit nga hibrid.info me verifikimin e fakteve të fotografisë së Thaçit:



Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga klankosova.tv, ku tregon se Prokuroria në Hagë ka kundërshtuar lirimin me kusht të Thaçit.

https://klankosova.tv/prokuroria-kundershton-lirimin-me-kusht-te-thacit-vlereson-se-ka-ndikim-politik-video/


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë publikuar artikull të vjetër që tregon se Prokuroria e Hagës kishte kundërshtuar lirimin me kusht të Hashim Thaçit.

Të njëjtit artikull i është vënë qëllimshëm titull i sajuar, duke pretenduar rrejshëm se Prokuroria e Hagës ka vendosur që ta lirojë me kusht ish-presidentit e Kosovës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere