Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull tërësisht të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet rrejshëm që ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, “e pret një dënim i madh”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me lajmin e paraqitur në përmbajtje.

Në përmbajtjen e këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër i datës 26 nëntor të këtij viti, i cili flet se si “Veseli s’donte të arrestohej nga Gjykata Specialje” dhe për këtë arsye ai kishte pranuar që të vetë-dorëzohej. Pra, nuk ka asnjë deklaratë nga asnjë analist lidhur me dënimin e Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”, por bëhet fjalë për një lajm me kontekst krejtësisht të ndryshëm.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

“Dën im i madh e prêt Kadri Veselin”, analisti zbulon skenarin!

Bëhet fjalë se dy javë para se të arrestohej dhe të dërgohej në Hagë për gjykim nga Gjykata Speciale, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kishte pranuar se do të dorëzohet vullnetarisht dhe ndaj tij s’duhej të ketë urdhëra rrest po që se i konfirmohet nga ak takuza.

Sipas një dokumenti të fundit të publikuar nga Specialja lidhur me kërkesat për urdhëra rreste dhe urdhra për transfere, avokati mbrojtës i Veselit, Ben Emmerson,

kishte kërkuar nga Proku roria që nëse konfirmohet ak takuza ndaj Veselit, të mos lëshohet fare urdhëra rresti pasi klienti i tij do të udhëtonte vullnetarisht drejt Hagës për t’u dorëzuar.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/05/den-im-i-madh-e-pret-kadri-veselin-analisti-zbulon-skenarin/?fbclid=IwAR0eAIFMoiYMQtEP2nVnQCUl1D89tfL7XeZNKV1u_LpVVNdLYzDpPajyKms

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://www.koha.net/arberi/247402/veseli-sdonte-te-arrestohej-nga-specialja-kishte-propozuar-dorezimin/

https://ekonomiaonline.com/politike/veseli-sdonte-te-arrestohej-nga-specialja-kishte-propozuar-dorezimin/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka marrë një lajm të vjetër të cilit qëllimshëm i ka ndryshuar titullin, e më pas e ka publikuar duke e paraqitur si aktual. Ky lajm dezinformon lexuesit, si dhe i shtyjnë ata që të klikojnë në artikull edhe pse nuk u servohet asgjë siç pretendohet në titull.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arseytimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere