Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia paraqet përmbytjet e vitit 2014 në Gjenova, e jo të atyre në Libi

FATBARDH DEMA

Një llogari në Facebook ka publikuar me datë 12 shtator një fotografi, me anë të së cilës është pretenduar se pamjet tregojnë përmbytjet e shtatorit në Libi.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk është realizuar në Libi, por paraqet përmbytjet në Gjenova të Italisë, në vitin 2014.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga llogaria me emër “Preng S Gjikola”:

https://www.facebook.com/preng.gjikola/posts/pfbid0EVwWWayVF783m84D9ULMDYSppi7iMHFbYjvUUmBE6eynyiHUhV3M6TizZbuDgFhil


Pas hulumtimit të kryer përmes programit online të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar në vitin 2014 në një artikull të mediumit italian “Genovatoday.it”. (shih këtu)

Screenshot nga artikulli i publikuar në portalin italian “Genovatoday.it”


Analiza:

Një llogari në Facebook ka njoftuar për përmbytjet që ndodhën në Libi gjatë muajit shtator, mirëpo në imazhin e paraqitur në postim nuk shfaqen pamjet e kësaj katastrofe natyrore. E njëjta fotografi është shkrepur në vitin 2014 gjatë përmbytjeve në Genova të Italisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arysetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere