[email protected]
Imazhet që pretendojnë se “The Simpsons ka parashikuar agresionin rus në Ukrainë”, janë të montuara
shape
shape
shape

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Nga Trump president tek pushtimi i Ukrainës, zbulohet se si ‘The Simpsons’ parashikojnë të ardhmen”

Në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull shihen karakteret nga familja e serisë së filmave të animuar “The Simpsons” me uniforma lufte dhe duke valëvitur flamurin ukrainas, si dhe personalitete të tjera si Putini dhe shpërthimi i një bombe bërthamore me datën 5 maj 2022.

Mirëpo, pas hulumtimit dhe verifikimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë burimin autentik të këtyre imazheve, duke e vërtetuar se janë të rreme.

Verifikimi është bërë fillimisht nga kontrolluesit e fakteve nga Spanja “Maldita.es“, që vërteton se ato janë montuar dhe elementet e përdorura si “flamuri ukrainas” dhe “datat” e shfaqura në të, nuk janë pjesë e serisë origjinale. Pra, ato janë të montuara.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Demokracia.com” dhe “Raporto.org”:

https://demokracia.com/nga-trump-president-tek-pushtimi-i-ukraines-zbulohet-se-si-the-simpson-parashikojne-te-ardhmen/?fbclid=IwAR2hVpQRD-ffCGipTIj7XuK9VX7Qp8ViZWmTgRdmmjA7YTej-7ud9_g_XVE

https://raporto.org/2022/08/11/nga-trump-president-tek-pushtimi-i-ukraines-zbulohet-se-si-the-simpson-parashikojne-te-ardhmen/


Në njërën fotografi, konkretisht karakteri, uniforma e të cilit mbanë flamurin ukrainas, është Abraham Simpson, veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe gjyshi i familjes në këtë serial të animuar. Imazhi është marrë nga episodi i 11-të i sezonit 30, i transmetuar në janar 2019, ndërsa armës i është shtuar flamuri dhe data 2022, të cilat nuk shfaqen në serialin origjinal. (shih fotografitë më poshtë)

Kontroll i fakteve nga Maldita.es

Në atë fotografi gjendet edhe protagonist i serialit të animuar, Homer Simpson, i cili shihet se valëvitet flamurin ukrainas. Por, në imazhin autentik është në fakt një flamur amerikan, siç mund të shihet në episodin e tetë të sezonit 17-të, të transmetuar në dhjetor të vitit 2005. (shih fotografitë më poshtë)

Kontroll i fakteve nga Maldita.es

Sa i përket presidentit rus, Vladimir Putin, paraqitja e tij origjinale ishte në kapitullin special “Votat e Homerit”, me rastin e zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA. Bluza e kuqe që ka veshur Putin është ndryshuar duke u shfaqur me shkronjat СССР, që ishte akronimi i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).

Ndërsa në episodin origjinal shihet që Putin ka të veshur bluzën e kuqe me mbishkrimin “RED SOX”. (shih fotografitë më poshtë)

Kontroll i fakteve nga Maldita.es

Imazhi i bombës bërthamore është një element grafik i videolojës “The Simpsons: Tapped Out”, i cili nuk e ka të shkruar datën 05/05/2022, siç paraqitet në këtë fotografi të montuar. (shih fotografitë më poshtë)

Kontroll i fakteve nga Maldita.es

Kjo nuk është hera e parë që këto imazhe shfaqen në mediat sociale, pasi një video me këto fotografi ishte publikuar edhe nga Iluzionisti nga Shqipëria, Nadir Mura me datë 31 mars 2022, e që gjithashtu është kontrolluar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portalet si “Demokracia.com” dhe “Raporto.org” kanë publikuar një artikull rreth parashikimeve të ngjarjeve nga filmi i animuar “The Simpsons”.

Mirëpo, në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull, pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se këto imazhe në fakt janë nga seria e filmave të animuar “The Simpsons”, por në to është bërë ndërhyrje duke ndryshuar detaje që pretendojnë t’i paraqesin ato si reale, duke i lidhur me pushtimin rus në Ukrainë.

Bazuar në këto fakte, imazhet në këtë fotografi rezultojnë të jenë të pavërteta dhe kjo vlerësohet si “Teori konspirative”, vlerësim ky që bëhet në bazë të metodologjisë së hibrid.info.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others