Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues: Nuk bëhet e qartë se në cilin vend është marr vendim për hedhjen e vaksinave

HIBRID

Portali “Demokracia.com” ka publikuar një artikull me titull “Ministria vendos: Po i hedhin vaksinat”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se mbanë titull përgjithësues, pasi që nuk tregon se për Ministrinë e cilit shtet bëhet fjalë.

Me të hyrë në përmbajtje, qartësohet se ngjarja ka të bëjë me ministrinë gjermane të Shëndetësisë, dhe njoftimit të tyre heqjen nga përdorimi i tre milionë dozave të vaksinës Covid, si pasojë e afatit të skaduar.

Duke ditur se portali “Demokracia.com”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Ministrinë e Shëndetësisë në vendin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Demokracia.com”:

Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi se mund t’i duhet të heqë gradualisht tre milionë doza të vaksinës së skaduar kundër Covid deri në fund të qershorit.

Hano Kauc, zëdhënës i Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë, tha se deri më tani nuk janë asgjësuar shumë vaksina, megjithëse nuk mund të thotë numrin e saktë, transmeton Demokracia.com.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Demokracia.com”:

https://demokracia.com/ministria-vendos-po-i-hedhin-vaksinat/?fbclid=IwAR17ttCzdvzNBaQYqQu42onlsysXuVSzqtwlf2DVmSHLCKLcEQbmZppg3mA


Analiza:

Portali “Demokracia.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani, ndërsa në titull nuk sqaron se për Ministrinë e cilit shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere