Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në tituj nuk sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Zelandën e Re

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Portalet informative paparaci.com dhe indexonline.com publikuan të dielën dhe të hënën (3–4 korrik) artikuj me titujt: “Gruaja fut vajzën 2-vjeçare në valixhe gjatë udhëtimit me autobus” dhe “Nëna fsheh vajzën 2-vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit”.

Çka nuk shkon me këta tituj?

Problemi me titujt në fjalë është se ata janë përgjithësues dhe nuk tregojnë vendndodhjen e ngjarjes. Në të njëjtit mungon informacioni se rasti ka ndodhur në Zelandën e Re, gjë që kuptohet vetëm pas hapjes së artikujve dhe leximit të përmbajtjeve të plota.

Duke qenë se këto media publikojnë për një audiencë shqipfolëse, mungesa e vendndodhjes së ngjarjes në titull mund të çojë në keqkuptim, duke lënë përshtypjen e gabuar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë apo në një vend tjetër shqipfolës.

Për të konfirmuar vendndodhjen e saktë të rastit, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar nga media ndërkombëtare si ABC News dhe USA Today, të cilat raportojnë se rasti ka ndodhur në Zelandën e Re.


Analiza:

Titujt e artikujve të publikuar nga portalet paparaci.com dhe indexonline.com nuk e tregojnë vendndodhjen e ngjarjes, duke lënë përshtypjen se ajo ka ndodhur në një vend shqipfolës.

Vetëm pas hapjes së artikujve kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Zelandën e Re.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere