Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente Të fundit | Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë për kallëzim penal dhe kërkesë individu… Të fundit | Trumpi s’e ka kërcënuar Serbinë me bombardim për Kosovën, videot janë gjene… Të fundit | Pretendim i pabazë për ndërlidhje të Haradinajt me projekte në Beograd Të fundit | Deklaratat e përsëritura të Kurtit për gazin amerikan paraqiten në mënyrë ç… Të fundit | Ndërtimi i narrativave serbe për Kosovën përmes deklaratave të një ministre… Të fundit | Narrativa të vjetra, pretendime të reja: Si u ringjall teoria e “izraelizim… Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026
Shkelzen Osmani
[ AUTORI ]

SHKELZEN OSMANI

Themelues dhe Kryeredaktor i hibrid.info

Shkelzen Osmani është Drejtor Ekzekutiv i ADS dhe themelues i Hibrid.info, një platformë për verifikimin e fakteve e cila është nënshkruese e verifikuar nga IFCN dhe anëtare e verifikuar e EFCSN. Për më shumë se 15 vite (2001–2016), Shkelzeni ka qenë aktiv në industrinë e mediave, duke punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor. Gjatë kësaj periudhe, ai ka punuar me shumë media vendore dhe ndërkombëtare. Që nga viti 2017, Shkelzeni është angazhuar si menaxher dhe udhëheqës i projekteve të ndryshme në fushat e medias, rinisë dhe ekonomisë. Në rolin e tij drejtues në ADS, Osmani ka themeluar dhe zhvilluar programe të reja brenda organizatës, si HibridLab, Kosovofacts.com dhe aktivitete të tjera. HibridLab fokusohet kryesisht në rregullimin e përmbajtjes informative në hapësirën digjitale përmes zgjidhjeve inovative teknologjike, ndërsa Kosovofacts.com është një platformë mediale dhe e të dhënave që ofron informata të sakta për Kosovën, të verifikuara paraprakisht nga Hibrid.info. Për të dhënë një kontribut më të specializuar në fushën e menaxhimit dhe mediave, ai ka përfunduar studimet MBA në Staffordshire University me temë “Ndikimi i marketingut digjital në transformimin e mediave”. Ky kombinim i përvojës dhe edukimit e ka motivuar të themelojë këtë platformë, me synimin për të kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt informativ në një epokë të digjitalizimit të shpejtë.
21 artikuj të publikuar
Rendit:
Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere