Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Asnjë flamur i Kosovës në tubimin e VV-së

SHKELZEN OSMANI

Kategoritë: #lajm i rremë, shpërndarje e lajmit të rremë #dezinformatë

Disa media kishin raportuar se në tubimin e 12 majit të lëvizjes Vetëvendosje, kanë munguar flamujt e shtetit të Kosovës dhe se pjesëmarrësit kanë mbajtur vetëm flamuj të kombëtarë shqiptarë.

Në mesin e mediave që kanë publikuar raportime të tilla ka qenë Radiotelevizioni publik i Kosovës (RTK).

Më poshtë mund të lexoni verifikimin e saktësisë së këtyre raportimeve.

Lajmi i rremë

“Para pak minutash ka nisur tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje për nder të 15 vjetorit të themelimit të partisë.

Në këtë tubim ku po marrin pjesë edhe krerët më të lartë të LVV’së në krye me Albin Kurtin nuk po respektohen fare rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Derisa të pranishmit që po marrin pjesë në tubim në duart e tyre po mbajnë flamurin kuq e zi, flamuj të shteteve të tjera por jo edhe atë të Republikës së Kosovës.

Ky tubim i VV’së vjen vetëm pak ditë pas rrëzimit të Kurtit, i cili drejtoi institucionet e Republikës për vetëm 52 ditë”.

Vegëzat e këtij lajmi të shpërndarë nga disa media:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=444386

https://www.gazetaexpress.com/asnje-flamur-i-kosoves-ne-tubimin-e-vvse/

https://gazetablic.com/asnje-flamur-i-kosoves-ne-tubimin-e-vvse/

https://www.kosovarja-ks.com/asnje-flamur-i-kosoves-ne-tubimin-e-vvse/

Demantimi

Edhe pse në tubim, sipas publikimit të xhirimeve dhe fotografive të bëra gjatë ngjarjes shihej që dominonte prezenca e flamujve kuq e zi, megjithatë kishte prezencë edhe të flamurit të shtetit të Kosovës, ndonëse në masë të vogël.

Publikimi i fotografisë me flamur të Kosovës nga kallxo.com:

https://kallxo.com/wp-content/uploads/2020/06/flamuri-kosoves.jpg

Verifikimi

Pas analizës së bërë nga hibrid.info, del që këto raportime nuk ishin të sakta dhe, si të tilla, u cilësuan si lajme të rreme, shpërndarje e lajmeve të rreme dhe dezinformatë.

Lajmi i rremë – sepse raportimet në vete përmbanin pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Shpërndarje e lajmeve të rreme – sepse mediat shpërndanë këtë lajm pa e verifikuar.

Dezinformatë – sepse raportimet përmbanin burime të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere