[email protected]
Ngjarja e vjetër pretendohet të paraqitet si lajm aktual përmes titullit dhe fotografisë jo-adekuate
shape
shape
shape

Portali “gazetademos.com” ka publikuar një artikull me titull “Në Medvegjë nxënësit shqiptarë ngritën flamuri kuq e zi, u arrestuan nga policia serbe”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ngjarja për arrestimin e nxënësve nga policia serbe nuk është aktuale. Në përmbajtje gjendet një deklaratë e përfaqësueses së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Lirona Zuka, e cila kujton kohën kur kishte qenë nxënëse dhe, së bashku me moshatarët e saj, ishte arrestuar nga policia serbe, pas ngritjes së flamurit kuq e zi.

Gjithashtu, edhe fotografia e përdorur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Gjatë hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi në një portal të Sllovenisë, ndërsa artikulli ka të bëjë me një ngjarje të vitit 2018 në kantonin e Sarajevës lidhur me arrestimin e disa personave për kontrabandim të emigrantëve.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazetademos.com”:

https://gazetademos.com/ne-medvegje-nxenesit-shqiptare-ngriten-flamuri-kuq-e-zi-u-arrestuan-nga-policia-serbe/?fbclid=IwAR0XwkvsR56ELx1NFtJNbYKaB1VZuo5X_z6Wy51jL5_SmT5IpoGHIgjO9N4
https://gazetademos.com/ne-medvegje-nxenesit-shqiptare-ngriten-flamuri-kuq-e-zi-u-arrestuan-nga-policia-serbe/?fbclid=IwAR0XwkvsR56ELx1NFtJNbYKaB1VZuo5X_z6Wy51jL5_SmT5IpoGHIgjO9N4

Vegëza e artikullit të publikuar në vitin 2018 nga portali slloven “topnews.si”, ku gjendet fotografia e përdorur nga “gazetademos.com”:


Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë të Lirona Zukës dhënë për portalin “FrontOnline.net”:


Analiza:

Portali “gazetademos.com” ka publikuar një artikull me intervistën e përfaqësueses së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Lirona Zuka, e cila kishte treguar kohën e saj kur ishte nxënëse dhe se si atëkohë Serbia i kishte arrestuar ata pas ngritjes së flamurit kuq e zi.

Por, në këtë artikull është vënë titull tendencioz duke lënë të kuptohet se ngjarja me arrestimin e nxënësve është aktuale. Gjithashtu, ky portal këtij artikulli i ka vënë fotografi të vitit 2018 që ka të bëjë me ngjarjen rreth arrestimit të disa personave në kantonin e Sarajevës lidhur me kontrabandimin e emigrantëve.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others