[email protected]
Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Mishtorja e njohur në Kosovë u kap duke shitur mish të lopve të ngordhura që shpërndanin sëmundje të trishta”.

Ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 11 mars të vitit 2018. Në fakt, lajmi në të cilin është bazuar ky artikull, e që ishte botuar në disa media online në gjuhën shqipe, fliste për një lopë të ngordhur të cilën pronari e kishte hedhur në përrua, e më pastaj ajo është marrë nga një kasap, i cili mishin e saj e kishte nxjerrë në shitje.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Mishtorja e njohur në Kosovë u kap duke shitur mish të lopve të ngordhura që shpërndanin sëmundje të trishta

E mori lopën e ngordhur dhe e shiti për mish. Për këtë rast kasapi nga Gjilani.

A.Rashiti do të vuajë masën e arrestit shtëpiak prej një muaji. Bashkë me të dënimin e njëjtë do ta vuajë edhe pronari i gjedhit A.Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës, pasi që i njëjti e kishte hedhur lopën e ngordhur në përrua. Për këtë punë policia dhe prokuroria e shteti po i vazhdojnë hetimet. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/11/07/mishtorja-e-njohur-ne-kosove-u-kap-duke-shitur-mish-te-lopve-te-ngordhura-qe-shperndanin-semundje-te-trishta/?fbclid=IwAR3r_J5pvxyzzGzmCcSsjmLJHBOrAUWfTqgbe_CCTBXdFa6DdsfRWH25z5M

Artikulli i Specialja.com, kishte përdorur këtë lajm për ta ndërtuar artikullin e fabrikuar me pretendimin se bëhet fjalë për një ngjarje aktuale. Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://lajmi.net/shiti-mishin-e-lopes-se-ngordhur-arrest-shtepiak-per-kasapin-dhe-pronarin-nga-kamenica/

https://www.parrotlla.net/shiti-mishin-e-lopes-se-ngordhur-arrest-shtepiak-per-kasapin-dhe-pronarin-nga-kamenica/


Analiza:

Artikulli i publikuar nga Specialja.com ka përmbajtje të vjetër dhe jo të plotë. Gjithashtu, ky portal i dyshimtë ka përdorur titull të rremë për të tërhequr vëmendjen e lexuesve. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others