Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Baneri i Tifozave Kuq e Zi s’kishte të bënte me trazirat e marsit 2004

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Nëpërmjet një artikulli, mediumi në gjuhën serbe “telegraf.rs” ka pretenduar se baneri i shpalosur nga “Tifozat Kuq e Zi” në ndeshjen e futbollit Angli – Shqipëri të premten, ka të bëjë me trazirat e marsit më 2004 në Kosovë.

“21 vite prezent nuk na largoni dot”, shkruhej në banerin në fjalë. Afër këtij baneri ishin edhe tre të tjerë. Njëri me shenjën e ndalimit për kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Një tjetër me shkrimin “F$HF Mafia” dhe tjetri me shkrimin në gjuhën angleze “Kosova është Shqipëri”.

Screenshot

Çka thuhet në pretendim dhe çka nuk shkon me të?

Titulli i artikullit të publikuar më 21 mars lidhet me banerin “e turpshëm” dhe ndërlidhjen e rrejshme se anglezët i janë përgjigjur banerit me thirrjet “Kosova është Serbi”. Ky pretendim u trajtua më herët nga hibrid.info dhe u vlerësua si përmbajtje e paverifikuar. (këtu)


E në artikull, thuhet se slogani në Wembleyn e Londrës aludonte me “përzënien e serbëve nga provinca jugore e Serbisë më 2004”. 

Në këtë kontekst, ky artikull ka dhënë edhe ato që i ka cilësuar si informata të tjera për ato që njihen si trazira të marsit. 

“Të jua kujtojmë se 21 vjet më parë pati një progom të serbëve në Kosovë, që shpërtheu për shkak të lajmit të rremë se disa djem shqiptarë ishin mbytur në Ibër derisa po iknin nga banorët e fshatit serb Zupçe. Gjatë dy ditëve të dhunës nga shqiptarët, serbët u vranë në pragun e tyre dhe qindra u plagosën. 4000 serbë u dëbuan, më shumë se 800 shtëpi serbe u shkatërruan, 35 kisha e manastire u dogjën dhe u shkatërruan”, thuhet në artikull.

Por ishin vetë grupi i tifozëve të kombëtares shqiptare në futboll që pati lajmëruar paraprakisht për banerin. Arsyeja lidhet me akuzat e tyre për lënie pa bileta për ndeshjet e kombëtares, dhe s’ka të bëjë me trazirat e marsit. (Shih këtu)

Po ashtu, baneri “21 vjet prani” lidhet me themelimin e grupit të tifozëve Kuq e Zi dhe nuk ka asnjë lidhje me trazirat e marsit 2004. (këtu)

Pretendimi nga zyrtarë e media serbe se trazirat e vitit 2004 kanë pasur për qëllim spastrimin etnik të serbëve të Kosovës kanë qarkulluar në vazhdimësi. Megjithatë, asnjëherë s’janë ofruar fakte për këtë pretendim të tyre. 

Shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk është sqaruar plotësisht. E raportime ka pasur se trazirat patën shpërthyer pas vdekjes së dy fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër si pasojë e dhunës të serbëve.

Në një raport të OSBE-së të publikuar në vitin 2008, thuhet se gjatë trazirave të marsit kishin vdekur 19 persona (11 shqiptarë dhe tetë serbë).


Analiza: 

Mediumi serb “telegraf.rs” pretendoi se baneri i shpalosur nga “Tifozat Kuq e Zi” në ndeshjen Angli – Shqipëri lidhej me trazirat e marsit 2004, duke e paraqitur atë si një mesazh për dëbimin e serbëve nga Kosova. 

Megjithatë, tifozët shqiptarë kishin lajmëruar paraprakisht për banerin, i cili lidhej me akuzat e tyre ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo me ngjarjet e marsit 2004

Bazuar në metodologjinë e punës hibrid.info pretendimin , e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere