[email protected]
BE, FES dhe EIP kundërshtojnë edhe njëherë pretendimin e Novosti-t për draftimin e statutit të Asociacionit
shape
shape
shape

E përditshmja serbe “Novosti” dje (30 shtator), kanë publikuar një artikull përmes së cilit pretendohet sërish për ekzistimin e një iniciative të Bashkimit Evropian (BE) në shërbim të ndërtimi të një statuti të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (AKS).  

Ky medium në edicionin elektronik “Novosti.rs”, këtë artikull e ka publikuar në serinë publikimeve të bëra ditëve të fundit me pretendimin se fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe “Instituti Evropian për Paqe” (EIP) janë duke hartuar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e që është trajtuar nga hibrid.info. (këtu)

Vegëza e artikullit të publikuar në “Novosti”:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1158561/novosti-otkrivaju-sta-pise-nacrtu-statuta-zso-srbi-taoci-ustavnog-suda-lazne-drzave

Pjesë të artikullit të publikuar në “Novosti”:

Shkruesit e dokumentit, me sa duket, me bujari, në 19 faqe, kanë respektuar gjithçka që parashikon Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në vitin 2013. Megjithatë, edhe pse në pamje të parë mund të duket se autorët e Projektstatutit të AKS-së janë treguar bujarë ndaj serbëve. , vetë formulimi “në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës” mund t’i bëjë të gjitha zgjidhjet të pakuptimta në praktikë.

“Teksti i tillë i hartuar i draft-statutit të Asociacionit u jep serbëve nga veriu i Kosovës gjithçka për çka është dakorduar më herët, por vetëm në letër. Sepse nëse pas nëntë vjetësh që Kosova refuzoi formimin e Asociacionit dhe prishi marrëveshjet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese (e cila tashmë ka deklaruar se formimi i Asociacionit nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik të vendit), dhe BE-ja si garantues i të gjitha marrëveshjeve vazhdimisht është duke heshtur, a mund të garantojë që qeveria e Albin Kurtit apo ndonjë qeveri tjetër nuk do të ndryshojnë ligjet e tyre dhe nuk do të marrin vendime kushtetuese si të duan dhe kështu të bllokojnë punën e Asociacionit”


Sipas pretendimeve të gazetës serbe “Novosti” Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe “Institutit Evropian për Paqe” (EIP), zyrat në Beograd, u është besuar detyra e hartimit të “Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe” (AKS), i cili në versionin e rishikuar, me komentet e organizatave joqeveritare serbe dhe shqiptare nga Kosova, siç thuhet në artikull, duhet të përfundojë në tryezën e Miroslav Lajçakut, të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por që duhet t’u ofrohet edhe qeverive në Prishtinë dhe Beograd.

Megjithatë, pretendimi i bërë nga mediumi serb, rezulton të jetë i pasaktë. Palët që, sipas mediumit, janë të përfshira në draftimin e këtij statuti, e kanë mohuar pretendimin e bërë në artikull.

Dy institutet (FES dhe EIP), në një komunikatë të përbashkët, ka thënë se nuk kanë marrë kërkesë apo mandat nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për të hartuar këtë statut, por se diskutimet e tyre kanë qenë vetëm për përdorim të brendshëm. (këtu)


Kjo gazetë shkruan se dy institutet kanë organizuar diskutim publik në ambientet e Aeroklubit në Beograd, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të OJQ-ve serbe dhe shqiptare nga Kosova, si dhe misione ndërkombëtare dhe diplomatë gjermanë. Sipas gazetës, në atë takim është prezantuar drafti i statutit të ardhshëm të AKS-së, për të cilin u bënë sugjerime dhe kundërshtime.

Edhe prezenca e diplomatëve gjerman dhe anëtarëve të misioneve ndërkombëtare është mohuar nga mediumi serb “Danas”, bazuar në informacioneve të siguruara brenda takimit, ku theksohet edhe fakti se nuk është përgatitur asnjë propozim zyrtar për draft-statutin e AKS-së. (këtu)

“Pretendimet e mediave se BE-ja ka deleguar ndonjë çështje nga fusha e dialogut (Beograd dhe Prishtinë) te subjektet tjera janë absolutisht të pasakta dhe me qëllim të keq. Kjo lidhet veçanërisht me temën e Bashkimit të Komunave Serbe”, ka thënë Stano duke shtuar se “marrëveshjet nga dialogu e qartësojnë se hartimi i Statutit do të bëhet nga një ekip menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës dhe i emëruar nga Qeveria e Kosovës”.

Stano gjithashtu saktësoi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “mbetet një proces i udhëhequr nga BE-ja dhe i mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar”. (këtu)

Përfaqësues i përhershëm i FES-it në Prishtinë, Rene Schlee, potencoi faktin se FES dhe EIP zhvillojnë projekte të përbashkëta për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Friedrich-Ebert-Stiftung punon në disa aspekte të dialogut politik. Njëri prej tyre është Paqja dhe Siguria. Në atë fushë, zyra në Prishtinë dhe Instituti Evropian për Paqe janë duke zhvilluar një projekt të përbashkët duke shqyrtuar çështje të ndryshme në kuadër të procesit të normalizimit. Raundi i fundit i diskutimit ishte që të merrej me çështjen e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe”. (këtu)

Drejtoresha e zyrës rajonale për Serbinë dhe Malin e Zi, Kirsten Schenefeld, ka përsëritur se Fondacioni dhe Instituti nuk kanë marrë asnjë kërkesë apo mandat nga përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, qeveria gjermane apo çdo palë tjetër të hartojë statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Schenefeld kujtoi gjithashtu deklaratën e lëshuar së bashku me EIP, në të cilën ata theksojnë se diskutimet e tyre ishin të brendshme, se ata përdorën informacione të disponueshme publikisht për tema me interes publik, të cilat janë prerogativë e shoqërisë civile. (këtu)


Analiza:

E përditshmja serbe “Novosti” ka hedhur pretendimin se fondacioni gjerman FES dhe instituti evropian EIP janë angazhuar nga ana e BE-së për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).

Përfaqësuesit e BE-së e kanë mohuar pretendimin e angazhimit të dy organizatave për hartimin statutit të AKS-së.

Edhe përfaqësuesit e organizatave të lartcekura e kanë mohuar se i është kërkuar një angazhim i tillë nga BE, qeveria gjermane apo palë tjetër, dhe se diskutimi i kësaj teme ka qenë i brendshëm me të dhëna publike.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës vlerëson se pretendimet e bëra klasifikohen si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others