[email protected]
Vazhdon të publikohet pretendimi i konspiracionistit serb se Kurti është agjent serb
shape
shape
shape

Lajmi se Albin Kurti është agjent serb, po vazhdon të shpërndahet nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar këtë artikull me titull “Agjenti Serb: Shërbimi ynë e futi Albin Kurtin në Kosovë, ai është Agjent i yni”.

Kjo është e disata herë që ky artikull është publikuar nga portale të dyshimta që publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe. I njëjti është shpërndarë në muajin qershor dhe dhjetor të vitit 2021. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Ky pretendim është bërë nga konspiracionisti serb, Dejan Luçiq, i cili në një intervistë të publikuar më 22 prill 2020, dhënë për një kanal në YouTube “Ras Televizija”, që transmeton përmbajtje në gjuhën serbe.

Ai ka pretenduar pa fakte se Kurti, përmes shërbimit sekret serb, ishte infiltruar edhe në Zyrën Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Prishtinë, të udhëhequr nga Adem Demaçi, gjatë periudhës së luftës, në cilësinë e sekretarit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/agjenti-serb-sherbimi-yne-e-futi-albin-kurtin-ne-kosove-ai-eshte-agjent-i-yni/?fbclid=IwAR0wr6iBJtryh-j_l6jsqEuFkBJLNdbBo4ex_XW7kEH46daDIWCTT5edV2k

Artikulli i “albasky.com” është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë komente e reagime të shumta. (shih këtu)

Ky artikull është shpërndarë edhe më herët nga portale tjera të dyshimta, e që gjithashtu janë verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Luçiq në këtë intervistë ka folur edhe për prejardhjen e familjes Kurti, duke pretenduar se paraardhësit e tyre janë romë nga rajoni i Zhupës në Kroaci.

Ai ka folur edhe për ish-presidentat e Kosovës, Hashim Thaçin e Behgjet Pacollin. Ndërsa, duke folur për etninë e këtyre të dyve, Luçiq thotë se familja e Thaçit ka rrënjë serbe, ndërsa për Pacollin thotë se ka prejardhje ruse.

Pjesë nga intervista, e përkthyer në gjuhën shqipe:

Adem Demaçi ka pranuar nga shërbimi ynë këtë Kurtin si sekretar të tijin. Ndërsa Kurti është në lidhje me vajzën e Sokoloviqit… Ndërsa Koshtunica e kishte liruar Kurtin në liri… Asgjë e rastësishme, Albin Kurti është agjent i yni.

Vegëza e intervistës në gjuhën serbe:

Dejan Luçiq, njihet në botën serbe si një autor i publikimeve të teorive konspirative. Ai gjithashtu njihet si mik i afërt me ish shefin e Shërbimit Sekret të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe me ish-udhëheqësin e Njësive Speciale të Sigurimit të Shtetit, Franko Simatoviq – Frenki, me të cilët ishte edhe koleg fakulteti (shih këtu).


Analiza:

Artikulli me pretendimin e konspiracionistit serb Dejan Luçiq po vazhdon të publikohet nga portale të dyshimta në gjuhën shqipe.

Luçiq, të gjitha këto pretendime të larcekura i ngritë pa u bazuar në asnjë fakt.

Bazuar në kontrollin e fakteve të bërë nga hibrid.info, ky pretendim i transmetuar në këtë emision, por dhe i publikuar në portalet e dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, vlerësohet si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others