Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

BE-së i rekomandohet që të ndërmarr masa urgjente si reagim kundër dezinformimit që vjen nga Rusia e Kina

HIBRID

Mungesa e masave dhe sanksioneve të BE-së, e bëjnë ndërhyrjen një taktikë tërheqëse për aktorët e huaj, thotë Komiteti për Ndërhyrjen e Huaj dhe Dezinformimin i Bashkimit Evropian.

Të martën, eurodeputetët përfunduan 18 muaj hetim nga Komiteti Special për Ndërhyrjet e Huaja (INGE) dhe miratuan rekomandimet e tyre përfundimtare.

Publiku evropian dhe zyrtarët qeveritarë nuk janë “në masë të madhe” të pavetëdijshëm për ashpërsinë e kërcënimit të paraqitur nga regjimet e huaja autokratike, veçanërisht Rusia dhe Kina, thonë eurodeputetët në tekst. Mbrojtja e pamjaftueshme e bëri më të lehtë për aktorët keqdashës të marrin nën kontroll infrastrukturën kritike, të kryejnë sulme kibernetike, të rekrutojnë ish-politikanë të lartë dhe të përhapin polarizimin në debatin publik. Kjo përkeqësohet nga zbrazëtitë në legjislacion dhe nga koordinimi i pamjaftueshëm ndërmjet vendeve të BE-së.

Kundërveprimi

Për t’iu kundërvënë kërcënimeve, anëtarët e INGE i kërkojnë BE-së të rrisë ndërgjegjësimin e publikut përmes trajnimit për njerëzit në funksione të ndjeshme dhe fushatave të përgjithshme informuese. Për më tepër, BE-ja duhet të forcojë aftësitë e saj dhe të ndërtojë një regjim sanksionesh kundër dezinformimit. Rregullat në platformat e mediave sociale, të cilat shërbejnë si mjete për ndërhyrje të huaja, gjithashtu duhet të shtrëngohen.

Për më tepër, komisioni rekomandoi si më poshtë:

Të mbështesë mediat dhe kontrolluesit e fakteve të shpërndara gjerësisht;

Të bëjnë që platformat online të investojnë në aftësitë gjuhësore për të qenë në gjendje të veprojnë ndaj përmbajtjeve të paligjshme dhe të dëmshme në të gjitha gjuhët e BE-së;

Të trajtojnë infrastrukturën zgjedhore digjitale si kritike;

Të ofrojnë alternativa financimi për investimet e huaja direkte kineze të përdorura si mjet gjeopolitik;

Të bëhet sqarimi i marrëdhënieve “shumë të papërshtatshme” ndërmjet disa partive politike evropiane dhe Rusisë;

Të bëhet ndalimi i financimit të huaj të partive politike evropiane;

Të përmirësojë urgjentisht sigurinë kibernetike, të klasifikojë dhe regjistrojë softuerët e mbikëqyrjes si Pegasus si të paligjshëm dhe të ndalojë përdorimin e tyre; dhe

Të e bëjnë më të vështirë për aktorët e huaj që të bëjnë rekrutimin e menjëhershëm të ish-politikanëve të lartë, pasi ata të kenë lënë punën e tyre.

Komisioni e miratoi raportin me 25 vota, tetë kundër dhe një abstenim.

Citim

“Hetimet tona kanë dhënë prova shumë shqetësuese se si aktorë të huaj keqdashës sulmojnë demokracitë tona në çdo sferë dhe fushë të mundshme të shoqërisë. Akoma më shqetësues është të kuptuarit se jo vetëm ligjvënësve, por të gjithë shoqërive tona u mungon ndërgjegjësimi kryesor, dhe debatet tona publike, legjislacioni , dhe angazhimi individual nuk janë në nivelet e nevojshme për të kundërshtuar në mënyrë efektive ndërhyrjen e huaj. Nevojiten masa urgjente për të adresuar zbrazëtitë kritike: të mbajë platformat online në llogari dhe të sigurojë transparencën e algoritmeve të tyre, të rregullojë tregun e të dhënave, të forcojë shoqërinë civile dhe mediat e pavarura, dhe të lejojë përgjegjësinë e informuar individuale përmes edukimit, trajnimit dhe programeve të edukimit mediatik”, tha Raportuesja Sandra Kalniete (EPP, LV).

“Pas më shumë se një viti pune, raporti thekson nivelin e sulmeve dhe kërcënimeve me të cilat përballet BE. Aktorët e huaj armiqësorë kanë shpallur një luftë hibride ndaj Bashkimit dhe Shteteve Anëtare të tij. Raporti bën një sërë rekomandimesh të rëndësishme për të mbrojtur demokracitë dhe garantojnë sovranitetin evropian. Ne i bëjmë thirrje Komisionit dhe Këshillit t’i zbatojnë ato pa humbur kohë”, tha kryetari Raphaël Glucksmann (S&D, FR).

Sfondi

Komiteti i Posaçëm për Ndërhyrjen e Huaja në të gjitha Proceset Demokratike në Bashkimin Evropian, duke përfshirë dezinformimin (INGE) u krijua në qershor 2020. Pas rreth 50 seancave dëgjimore me rreth 130 ekspertë, mandati një vit e gjysmë i komitetit përfundon në fundi i marsit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere