Portale të dyshimta kanë publikuar një shpallje të rreme, duke pretenduar se një veturë e tipit Volkswagen Golf 5, është dal urgjentisht në shitje me një çmim të ulët, për vetëm 1 mijë e 800 euro.
Hibrid.info ka kontrolluar faktet e kësaj shpalljeje dhe ka vërtetuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi në përmbajtje nuk ka as numër kontakti dhe nuk ka të dhëna për pronarin e automjetit.
Nuk është hera e parë që postime të tilla publikohen nga portale të dyshimta. Këto postime të formës së shpalljeve nëpër rrjete sociale me përmbajtje të rreme, tërheqin vëmendjen e audiencës e që shumica e lexuesve bien pre e këtij mashtrimi. Një gjë e tillë bëhet vetëm për klikim, si dhe grumbullim të një numri të konsiderueshëm reagimesh e komentesh.
Dje dhe sot (6 dhe 7 gusht), kjo shpallje e rreme është publikuar nga portalet e dyshimta si “konakushqiptar.com” dhe “gazetashqipe.com”, vegëzat e të cilit mund t’i gjeni më poshtë.
Gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google.com”, hibrid.info e ka gjetur këtë postim të publikuar edhe më herët nga disa portale tjera të dyshimta, por i njëjti nuk është arritur të gjendet edhe i postuar në Facebook, pasi ato fshihen nga “administratorët” e këtyre faqeve.
Më poshtë mund të gjeni shpalljen e njëjtë të publikuar në muajt maj dhe qershor në portalet tjera të dyshimta si “klikoshqip.com” dhe “specialja.com”.
Megjithatë, artikulli në formën e shpalljes, i publikuar dje dhe sot (6 dhe 7 gusht) nga portalet e dyshimta “konakushqiptar.com” dhe “gazetashqipe.com”, është gjetur i postuar në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Arbëria”.
Vegëzat e artikullit të postuar në Facebook:
https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/189510816552277
https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/3993560330748408
Analiza:
Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull që pretendon rrejshëm se një veturë e tipit Volkswagen Golf 5 është urgjentisht në shitje për vetëm 1800 euro.
Kjo shpallje e rreme ka tërhequr lexuesit të klikojnë e komentojnë në të, duke ra pre e këtij mashtrimi.
Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “mashtrim”.