Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me fakte të pa verifikuara

HIBRID

Mediat online në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull “​Ngjyra e syve zbulon se çfarë lloj personi jeni”.

Mediat si “rtklive.com”, “kosovapress.com” dhe “gazetametro.net”, e kanë publikuar këtë artikull, por pa cituar asnjë burim apo referencë në lidhje me pretendimet e paraqitura brenda përmbajtjes.

Pjesë nga teksti origjinal i këtij artikulli:

Ngjyra e syve varet nga përbërja gjenetike e organizmit, kështu që nuk është për t’u habitur që mjekët kanë arritur të lidhin karakteristikat e personalitetit me këtë tipar.

Këtu është një udhëzues i shkurtër se çfarë mund të thotë ngjyra e syve në kontekstin e sjelljes, jetës dhe qëndrimeve tuaja.

Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media kosovare:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=467761

https://kosovapress.com/ngjyra-e-syve-zbulon-se-cfare-lloj-personi-jeni/

https://gazetametro.net/ngjyra-e-syve-zbulon-se-cfare-lloj-personi-jeni/?fbclid=IwAR3ZmvOrxQUyPWOita1vQr5r-h_H48Jll8gV4dppCu6IiLWgHBPU7iYYgAQ

Në këtë artikull përmenden disa mjekë të cilët kanë arritur të lidhin karakteristikat e personalitetit me tiparin e syve, por pa u përmendur emrat dhe specifika tjera rreth tyre si dhe rreth studimit të pretenduar.


Analiza:

Ky shkrim nuk ka burim të informacionit. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst nuk janë të verifikuara. Ky tekst kategorizohet si “Pseudoshkencë”.

Arsyetimi:

Pseudoshkencë – Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere