Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Biden nuk tha se “nuk u përkul para flamurit Serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë!”

HIBRID

Portali i dyshimtë “Zëripress.com” ka publikuar një artikull me titull “Joe Biden: Unë nuk përkulem para flamurit Serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë!”.

Artikulli përmban titull të sajuar, ndërsa portali “Zëripress.com” ka ndërhyrë edhe në lajmin origjinal duke e ndryshuar qëllimshëm atë, duke pretenduar se Joe Biden, ka deklaruar se “nuk përkulet para flamurit serb sepse ata vranë shqiptarë në Kosovë”.

Është e vërtetë që Biden gjatë vizitës së fundit në Beograd më 16 gusht të vitit 2016, në cilësinë e zëvendës Presidentit të SHBA-ve, në pritjen ceremoniale, në parakalimin para gardës kombëtare, nuk ishte përkulur para flamurit serb, por ai nuk është deklaruar asnjëherë lidhje me këtë veprim.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Zëripress.com”:

Joe Biden: Unë nuk përkulem para flamurit Serb sepse ata v’ranë shqiptarë në Kosovë! (Video)

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së fundit në Beograd, në pritjen ceremoniale, në parakalimin para gardës kombëtare, nuk ishte përkulur para flamurit serb. Ky veprim i Biden, që atë kohë ishte zëvendës president, kishte ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe mé póshté mund ta shíhní vídeón nga Biden.

Në rastin e Biden-it, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë është ndalur për ta respektuar këtë flamur. Ai në një tjetër deklaratë kishte thënë se serbët vranë shqiptarë të pafajshëm në Kosovë.

Vegëza e artikulli të publikuar në portalin e dyshimtë “Zëripress.com”:

https://zeripress.com/joe-biden-une-nuk-perkulem-para-flamurit-serb-sepse-ata-vrane-shqiptare-ne-kosove-video/?fbclid=IwAR3HRpK09WmNwpX1wAz6d-oGO3C9jlbdt0UHqdPf_vDtWt8hKSesrwdDz0M

Më poshtë mund të lexoni lajmin origjinal të publikuar nga disa media online, në kohën e vizitës së Biden në Beograd:

https://telegrafi.com/biden-nuk-ishte-perkulur-para-flamurit-serb-gjate-takimit-vuciqin/

https://gazetablic.com/biden-nuk-ishte-perkulur-para-flamurit-serb-gjate-takimit-me-vuciqin/

Analiza:

Artikulli nga “Zëripress.com” përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja është e ndryshuar qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e lexuesit. Pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga Biden. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere