Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mesazhe mashtruese po u shfaqen përdoruesve në Facebook

FATBARDH DEMA

Përdoruesit e medias sociale Facebook gjatë ditëve të fundit kanë pranuar mesazhe anonime në profilet e tyre.

Disa prej tyre i kanë adresuar ato mesazhe tek stafi i hibrid.info, për t’i verifikuar ato.

Në këto mesazhenë gjuhën shqipe, që nuk dihet se kush qëndron prapa tyre, paraqitet një vegëz (link) që fton personat të klikojnë në të me pretendimin se llogaria e tyre e biznesit nuk do të funksionojë për shkak të informacioneve të pasakta të sigurisë. 

Pas hulumtimit dhe verifikimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se këto lloj mesazhe janë mashtruese.  Pranuesit që klikojnë në një vegëz të tillë dhe fusin kredencialet e tyre të hyrjes ose informacione të tjera të ndjeshme, bien pre e mashtrimeve pasi që të dhënat mund t’u keqpërdoren.


Screenshot i mesazheve të dërguara nga përcjellësit e platformës hibrid.info


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikuj që sqarojnë se këto lloj mesazhesh janë të përhapura edhe në gjuhë tjera.

Ueb-faqja “udo.net.au” në një artikull të publikuar sqaron se mashtrimet në internet janë bërë gjithnjë e më të sofistikuara dhe të përhapura në epokën e sotme digjitale.

Një mashtrim i tillë synon përdoruesit e platformës dhe se vegëza është e rreme dhe të çon në një faqe interneti phishing që është krijuar për të vjedhur kredencialet e hyrjes në Facebook të përdoruesit, informacion të kartës së kreditit ose në të dhënat tjera të ndjeshme. (shih këtu)

“Për të mos rënë viktimë e këtij mashtrimi ose të ngjashëm, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm kur merrni email të pa kërkuar, veçanërisht nëse ata ju kërkojnë të klikoni në një link ose të jepni informacione të ndjeshme. Gjithmonë kontrolloni dy herë adresën e emailit të dërguesit për t’u siguruar që ato të çojnë në ueb-faqe legjitime përpara se të klikoni mbi to. Është gjithashtu një ide e mirë të aktivizoni vërtetimin me dy faktorë dhe të përdorni fjalëkalime të forta, unike për të gjitha llogaritë tuaja në internet”, shkruan udo.net.au.


Analiza:

Mesazhe mashtruese anonime në gjuhën shqipe u janë dërguar disa përdoruesve të medias sociale Facebook, mesazhe këto që përmbanin një vegëz të rreme me qëllim të klikimit të saj.

Në mesazh pretendohej se kjo vegëz përmban gjoja mundësinë për përmirësimin e llogarisë së biznesit të përdoruesit.

Pas hulumtimit është vërtetuar se vegëza të tilla shërbejnë për marrjen e informacioneve të ndjeshme, të cilat mashtruesit pastaj mund t’i përdorin ato për qëllime mashtruese.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto mesazhe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere