Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së Të fundit | Pretendime të rreme se aktivistë të VV-së u veshën me uniforma policore gja… Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se trajneri turk Fatih Terim është në bisedime me FFK-në, i pa verifikuar

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “Futbolli Kosovar” ka publikuar dje (13 shtator) një postim me pretendimin se trajneri turk Fatih Terim është në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për mundësinë e marrjes së detyrës të selektorit te Kosovës.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online dhe mediave sociale, nuk ka arritur të gjejë këtë lajm të publikuar në asnjë medium turk apo në gjuhën shqipe.

Faqja e lartcekur, pretendimin nuk e bazon në asnjë burim, nga i cili ka mundur të rrjedhë një informacion i tillë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Futbolli Kosovar”:

https://www.facebook.com/kosovanfootball/posts/pfbid0naYNc686D2YetRAhGc7A4YwHAEDtX91grzL1QMjqgKczk6Ng9c867SHy17cct4g1l


Postimi origjinal i publikuar në faqen “Futbolli Kosovar”:

????EKSKLUZIVE: Fatih Terim është në bisedime me FFK per mundesin e marrjes së detyres të selektorit te Kosoves!

Fatih Terim ose ndryshe në Turqi thirret si ‘Perandori’ njihet per diciplinen e hekurt dhe strikte!

A mendoni se është zgjedhja e duhur për Kosovën?????????????


I njëjti postim më pas u shpërnda edhe nga një faqe tjetër në Facebook e quajtur “Portali Sportex”. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes “Google” nuk shfaqet asnjë artikull i publikuar në media që flet për mundësinë e përzgjedhjes së Fatih Terim si trajner te përfaqësuesja e Kosovës. (shih këtu)


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë pretenduar se trajneri turk Fatih Terim është në bisedime me FFK-në për të marr rolin e trajnerit te përfaqësuesja e Kosovës.

Mirëpo, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium kredibil në Turqi apo Kosovë.

Gjithashtu, faqet e lartcekura, këtë pretendim  nuk e mbështesin në asnjë burim informacioni dhe si i tillë vlerësohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere