[email protected]
Çka janë dhomat jehuese dhe flluskat filtruese?
shape
shape
shape

Shikojeni për një moment rrethin tuaj shoqëror në jetën reale dhe atë virtuale. A mblidhni rreth vetes vetëm njerëz me besime dhe bindje si tuajat? Po në rrjete sociale, a ju duket se të gjithë po reagojnë njëjtë rreth një ngjarjeje? Nëse po, kujdes! Mund të jeni duke jetuar në një dhomë jehuese apo flluskë filtruese!

Dhoma jehuese/ echo chamber është një mjedis ku një person has vetëm informacione ose mendime që pasqyrojnë dhe përforcojnë të tyret. Dhomat jehuese mund të krijojnë dezinformata dhe të shtrembërojnë perspektivën e një personi, kështu që ata kanë vështirësi të marrin në konsideratë pikëpamjet e kundërta dhe të diskutojnë tema të komplikuara. Ato ushqehen pjesërisht nga paragjykimi i konfirmimit, i cili është tendenca për të favorizuar informacionin që forcon besimet ekzistuese.

Dhomat jehuese mund të ndodhin kudo që shkëmbehen informacione, qoftë në internet apo në jetën reale. Por në internet, pothuajse çdokush mund të gjejë shpejt njerëz të një mendjeje dhe perspektiva përmes mediave sociale dhe burimeve të panumërta të lajmeve. Kjo i ka bërë dhomat jehuese më të shumta dhe më të lehta për të rënë në to.

Flluskat filtruese

Kur vizitoni një faqe në internet, mund të mendoni se po merrni të njëjtën përmbajtje si të gjithë të tjerët. Por pothuajse kudo që të shkoni në internet, algoritmet mbajnë gjurmët e asaj që dëshironi të klikoni ose veçse klikoni. Këto algoritme ju japin përmbajtje bazuar në atë që ata mendojnë se ju pëlqen dhe ato do të vazhdojnë ta bëjnë këtë derisa t’ju tregojnë kryesisht përmbajtjen që do të konsumoni. Ky proces mund të çojë në krijimin e një flluske filtruese.

Kur së pari mendoni për algoritmet që personalizojnë dhe kurojnë përvojën tuaj në internet, mund të tingëllojë si një gjë e mirë. Me kaq shumë informacion në internet, nuk mund t’i konsumonit të gjitha, edhe sikur ta kishit gjithë kohën në botë. Përveç kësaj, secili prej nesh ka interesa specifike, përse të mos përqendrohemi në përmbajtjen që ndoshta do të na pëlqejë?

Problemi është se këto algoritme mund t’ju vendosin në një flluskë filtruese, një term i shpikur nga aktivisti i internetit Eli Pariser. Të jesh në një flluskë filtruese do të thotë që këto algoritme ju kanë izoluar nga informacioni dhe perspektivat për të cilat nuk keni shprehur tashmë interes, që do të thotë që mund të humbni informacione të rëndësishme.

Izolimi i përvojës suaj në internet

Për shembull, një faqe në media sociale mund të fshehë postime nga miqtë me pikëpamje të ndryshme, ose një faqe lajmesh mund të shfaqë artikuj me të cilët mendon se do të pajtohesh. Ju madje nuk mund ta kuptoni që jeni në një flluskë filtruese sepse këto algoritme nuk jua kërkojnë lejen, nuk ju tregojnë kur janë aktivë ose nuk thonë se çfarë po marrin nga ju. Në fakt, janë bërë pjesë e Internetit si një e tërë, dhe nëse doni të hyni në internet, shmangia e tyre është pothuajse e pamundur.

Si të merremi me flluska dhe algoritme filtri, veçanërisht kur ato janë kaq të shpeshta? Dhe si të sigurohemi që po mësojmë pikëpamje të tjera kur as nuk e dimë se çfarë po na mungon? Kompanitë si Google dhe Facebook po punojnë për zgjidhjen e këtij problemi, por tani për tani nuk ka ndonjë zgjidhje përfundimtare.

Deri atëherë, mbani në mend flluskat filtruese ndërsa shfletoni internetin dhe vazhdimisht kërkoni burime dhe perspektiva të reja. Shpresojmë se duke e bërë këtë, do të jeni në gjendje ta rimerrni kontrollin e përvojës suaj në internet.

Ku dallon dhoma jehuese prej flluskës filtruese?

Dhoma jehuese është mënyra përmes së cilës marrim informacione vetëm nga njerëz me të menduar të njëjtë. Një flluskë filtruese është një hapësirë ​​ku sjellja jonë e mëparshme në internet (historia e kërkimit, pëlqimet, ndarjet dhe zakonet e blerjeve) ndikon në atë që shohim në internet dhe në burimet tona të mediave sociale.

Njohja e dhomës jehuese

Dhomat jehuese mund të jenë të ndërlikuara për t’u njohur, veçanërisht nëse jeni në një të tillë. Nëse ndonjëherë mendoni se një grup shoqëror ose një faqe në internet mund të jetë një dhomë jehuese, ndaloni dhe mendoni për disa pyetje:

  • A kanë tendencë të japin vetëm një këndvështrim për një çështje?
  • A mbështetet ky këndvështrim kryesisht nga thashetheme apo prova jo të plota?
  • A injorohen faktet sa herë që bien ndesh me atë pikëpamje?
  • Nëse i jeni përgjigjur me ‘po’ ndonjë prej këtyre pyetjeve, ju mund të keni gjetur një dhomë jehuese.


Shmangia e dhomave jehuese dhe flluskave filtruese

Nuk ka ndonjë mënyrë perfekte për t’i shmangur dhomat jehuese dhe flluskave filtruese, por këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në rrugën e duhur.

  • Fitojeni shprehinë të kontrolloni burime të shumta të lajmeve për t’u siguruar që po merrni informacione të plota dhe objektive.
  • Ndërveproni me njerëz me perspektiva të ndryshme dhe kujdesuni që të diskutoni ide të reja me fakte, durim dhe respekt.
  • Mos harroni se vetëm sepse doni që diçka të jetë e vërtetë, nuk e bën atë fakt.
  • Fshijeni kohë pas kohe historinë e kërkimit.
  • Mundi algoritmet – algoritmet mbulojnë burimin tuaj me postime të bazuara në njerëzit dhe faqet që tashmë ndiqni. Mundohuni të ndiqni llogaritë me të cilat nuk jeni dakord – në këtë mënyrë do të filloni të shihni histori të ndryshme nga ajo me të cilën jeni mësuar
  • Mos harroni se njerëzit e tjerë mund të mendojnë ndryshe.

Një përpjekje nga një palë e pavarur për të çarë flluskën filtruese është PolitEcho, një zgjatim i Chrome-it që ju lejon t’i vendosni miqtë e juaj në Facebook në një grafik në bazë të animit të tyre politik, i cili vlerësohet nga organizatat e lajmeve që ata u kanë dhënë pëlqim. Një tjetër është Flipfeed, i cili ju lejon të shikoni në mënyrë rastësore Feed-in e Twitter-it e dikujt që ka pikëpamje diametralisht të kundërta me ju. Siç pretendon aplikacioni, të shikosh ‘Konferencën e shtypit të Trump-it’, në ‘flipped mode’ mund të të hapë sytë. Gjithashtu, një tjetër zgjatim i Chrome-it, Rbutr, është aplikacion që drejtohet prej komunitetit, i cili i lidh faqet e internetit mbi qasjen që një faqe kundërshton tjetrën. Nëse e keni shkarkuar zgjatimin dhe shkoni tek një faqe “rebutted/e kundërshtuar”, juve ju tregohet se ka kundërshtime për atë faqe dhe pastaj ju lidh me artikujt kundërshtues.

Lexo më shumë mbi dhomat jehuese në:

Drejt një kuadri ndërdisiplinar për studime dhe politikëbërje https://rm.coe.int/crregullimi-informativ-final-01102019/1680989a70

What is an Echo Chamber? https://edu.gcfglobal.org/en/digital-media-literacy/what-is-an-echo-chamber/1/

How Filter Bubbles Isolate You https://edu.gcfglobal.org/en/digital-media-literacy/how-filter-bubbles-isolate-you/1/

How algorithms and filter bubbles decide what we see on social media https://www.bbc.co.uk/bitesize/articles/zd9tt39

Share With Others