• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Narrativi dezinformues i mediave serbe: “parapërgatitje e shqiptarëve për sulm ndaj serbëve”

    Festim Rizanaj by Festim Rizanaj
    28/12/2022
    in Analizë, Ballina, Çrregullimi informativ, Fake agjenda, Highlights
    0
    Narrativi dezinformues i mediave serbe: “parapërgatitje e shqiptarëve për sulm ndaj serbëve”
    0
    SHARES
    127
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Mediumet serbe në bazë të zhvillimeve të ndryshme që ndodhin në Kosovë, e sidomos në veri, e ri-sjellin në qarkullim narrativin e tyre “sulm ndaj serbëve”. Zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit për dokumentacion, si pasojë e dezinformatave, situata pati tendenca për tensionim. Këtu luajtën rol të madh keqinformimet nga mediumet, kryesisht me përmbajtje në gjuhën serbe, nga të cilat pati përpjekje që të dezinformohet për raste sulmesh ndaj serbëve nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ky narrativ i disa mediave serbe vazhdon dita-ditës, ku paralajmërohet për zbatim të dhunshëm të reciprocitetit dhe sulm ndaj serbëve në veri.

    Narrativi dezinformues “po përgatitet sulm ndaj serbëve” u krijua bazuar në tri zhvillime të caktuara, nëpërmjet të cilave, disa mediume serbe e ri-sjellën kohë-pas-kohe.

    Momenti i parë ishte, periudha para ngjarjeve të 31-korrikut, afatit të fundit të caktuar nga Qeveria e Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit. Në kë date, një ditë para 1 gushtit, datës së planifikuar për të jetësuar këtë masë, u shpërndan shumë dezinformata në lidhje me zhvillimet që ndodhën në veri të Kosovës, të përcjella me barrikadimin e rrugëve që qonin në pikë-kalimet kufitare të Jarinës e Bërnjakut.

    Me 5 korrik, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në konferencën për media tha se Prishtina dëshiron t’i shtyjë serbët në luftë dhe shtoi se po rrëshqasim drejt një krize serioze “sepse në fund të shtatorit, në fillim të tetorit, Kurti po paralajmëron një sulm të madh ndaj serbëve”. “Srbijiadanas.rs”, përmes një artikulli të publikuar më 14 korrik, pretendon pa fakte se Kurti po planifikon një sulm ndaj serbëve për të arsyetuar shpenzimet, konkretisht të pushimeve në Greqi.

    Paralajmërimin e parë për shpërndarjen e dezinformatave e bëri zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke shpërndarë në llogarinë e tij Twitter (30 Korrik) një lajm të përgatitur nga mediumi serb “b92.net” bazuar në deklaratat e Ministrit të Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, me titull “Shqiptarët po përgatisin ferrin për Kosovën dhe Metohinë”. Por, këtë paralajmërim, Selakoviq nuk e bazon në asnjë të dhënë apo fakt dhe nuk sqaron se çfarë nënkupton me cilësimin “ferr”. Rrjedhimit, i gjithë ky aludim i tij, nuk ndërlidhet me asnjë ngjarje, ndonëse ai lë të kuptohet se po e bazon në vendimin e Qeverisë së Kosovës, të 29 qershorit, për masën reciproke me Serbinë në aspektin e targave të automjeteve dhe letërnjoftimet. (shih këtu kontrollin e fakteve nga hibrid.info)

    Megjithatë, vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shtyrë zbatimin e vendimit për reciprocitet, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, bëri që shtendoset situata.

    Por, përdorimi i narratives “përgatitje e sulmit të serbëve nga shqiptarët”, u përdor edhe pas ngjarjeve të 31-korrikut.

    Pas zhvillimeve të fundit në veri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u intervistua nga mediumet e huaja si: La Republicca, Radio Evropa e Lirë (REL) dhe Reuters.

    Kurti në intervistën e dhënë për gazetën “La Republicca” vlerësoi se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa në intervistën për “Reuters”, ai ka folur për ndonjë sulm të mundshëm nga Serbia pasi, sipas tij, trazirat me pakicën serbe mund të rezultojnë në konflikt të armatosur. Kryeministri Kurti, në intervistën e dhënë për Radio Evropa e Lirë (REL) deklarojë se Situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

    Reagimi i parë për deklaratat e bëra të Kurtit, u bë nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili nëpërmjet një komunikate të publikuar më 11 gusht në llogarinë e tij në Twitter, i interpretoi deklaratat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si parapërgatitje dhe thirrje për luftë, e cila u interpretua nga mediat serbe se “Kurti përgatit armët për luftë“.

    Në të njëjtën vijë ishin edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i ndërlidhi pohimet e Kurtit në këto intervista të bëra së fundmi për mediat ndërkombëtare, me parapërgatitje për sulm dhe likuidimin e serbëve. Vuçiq pretendimet e tij i ndërton duke i ndërlidh me intervistat e Albin Kurtit dhënë mediumeve ndërkombëtare (La Republicca, Radio Evropa e Lirë dhe Reuters), dhe duke i interpretuar ato si fushatë kundër Serbisë, dhe se jo Serbia por Kosova është duke planifikuar një sulm për likuidimin  e serbëve. (shih këtu kontrollin e fakteve nga hibrid.info)

    Narrativi dezinformues se po “përgatitet një sulm ndaj serbëve” në Kosovë nga mediumet serbe ndërlidhet edhe me deklaratat e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zhvillimeve brenda Policisë së Kosovës.

    Portali informativ në gjuhë serbe “Srbijadanas.com” më 10 gusht, në një artikull, hedh pretendimin se shqiptarët po përgatiten për sulm, duke interpretuar një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, por pa paraqitur detaje e fakte mbështetëse. Ministri Mehaj në postimin e tij në Facebook deklaron se: “Ushtrinë e Republikës së Kosovës, do ta përgatisim dhe forcojmë çdo ditë, ajo është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës” (shih këtu kontrollin e fakteve nga hibrid.info)

    Pretendimi se Policia e Kosovës po armatoset për sulm ndaj serbëve ngritët në një artikull të publikuar më 15 gusht në mediumin serb “Alo.rs” ku bëhet interpretimin e raportit të thesarit të shtetit të Kosovës për rritjen e shpenzimeve për blerje të armatimit e pajisjeve tjera nga Ministria e Brendshme e Kosovës. Mediumi serb pretendon se janë blerë edhe bomba trullosëse, bomba me gaz lotsjellës me efekt të zgjatur, si dhe lloje të tjera të armëve të përdorura për të shpërndarë turmën e grumbulluar si dhe mikro-kamera për të vëzhguar veriun e të cilat nuk theksohen në raportin e thesarit të shtetit. Po ashtu, brenda artikullit pretendohet se ministri Sveçla ka urdhëruar komandantët e njësive në veri që të patrullojnë dhe t’i reklamojnë armët e reja, një pretendim i pabazë, kur kihen parasysh deklaratat e tij të postuara nga Sveçla në llogarinë e tij në Facebook. (shih këtu kontrollin e fakteve nga hibrid.info)

    Pretendimin se Policia e Kosovës po përgatitet për t’i goditur serbët  zë vend në përmbajtjen e artikullit të mediumit “Srbijadanas.com” të publikuar më 15 gusht, ku thuhet se Policia e Kosovës ka ngritur poste vrojtuese dhe se do të instalojnë pika snajperistësh për t’i sulmuar serbët dhe ngre shqetësimin e pabazuar se me 1 shtator shqiptarët po përgatisin çdo ditë terrenin për zbatimin e dhunshëm të kësaj mase. Pretendimet e mediumit serb që Policia e Kosovës ka ngritur poste vrojtuese dhe se do të instalojnë pika snajperistësh për t’i sulmuar serbët është i pabazuar në fakte konkrete. Edhe pretendimi se me 1 shtator masa e reciprocitetit do të zbatohet dhunshëm dhe se kush nuk e pranon një gjë të tillë do të sulmohet nga Policia e Kosovës është tendencioz dhe i pabazë. (shih këtu kontrollin e fakteve nga hibrid.info)

    Artikujt e publikuar më 16 gusht në mediumin serb “Novosti.rs” pretendojnë se po bëhet një përgatitje për një zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit me 1 shator duke i interpretuar si një sulm të armatosur ndaj serbëve. Po ashtu, mediumi pretendon se Policia e Kosovës është duke zhvilluar ushtrime me armë të rënda në atë zonë, pretendime të pabazuara që klasifikohen si “teori konspirative”. (shih këtu kontrollin e fakteve nga hibrid.info)

    Zhvillimet e para dhe pas 31 korrikut i paraprin ri-sjelljes së narrativit dezinformues të mediumeve serbe “sulm ndaj serbëve”. Deklaratat e Albin Kurtit dhënë për mediumet e huaja qenë një brumë i nevojshëm që narrativi dezinformues serb të ri-shtrohet në mediat serbe. Po ashtu lajmet e fundit për armatosje të Policisë së Kosovës ndikuan që në mediat serbe të interpretohet si një parapërgatitje konkrete për sulm të armatosur ndaj serbëve në veri.

    (Analizë nga Festim Rizanaj)

    Festim Rizanaj

    Festim Rizanaj

    Related Posts

    Publikohet video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Balenciaga”
    Analizë

    Publikohet video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Balenciaga”

    01/02/2023
    Fotografia nuk korrespodon me përmbajtjen
    Analizë

    Fotografia nuk korrespodon me përmbajtjen

    01/02/2023
    Titulli lë të kuptohet se ndryshimi i çmimit të karburantit ka të bëjë me Kosovën
    Analizë

    Titulli lë të kuptohet se ndryshimi i çmimit të karburantit ka të bëjë me Kosovën

    01/02/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Publikohet video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Balenciaga”

    Publikohet video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Balenciaga”

    01/02/2023
    Fotografia nuk korrespodon me përmbajtjen

    Fotografia nuk korrespodon me përmbajtjen

    01/02/2023
    Titulli lë të kuptohet se ndryshimi i çmimit të karburantit ka të bëjë me Kosovën

    Titulli lë të kuptohet se ndryshimi i çmimit të karburantit ka të bëjë me Kosovën

    01/02/2023
    Shpërndahen video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Pepsi”

    Shpërndahen video konspirative në Tik Tok rreth kuptimit të emrit “Pepsi”

    31/01/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000