Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime
[ ARTIKULLI ]

Besimtarë që kremtojnë një festë fetare judaiste paraqiten si palestinezë që kanë mbetur pa shtëpi

HIBRID

Iluzionisti nga Shqipëria, Nadir Mura, i cili ka qenë edhe autor i emisionit “Enigma” në Top Channel, ka publikuar sot (31 tetor) një video-material si storje në llogarinë e tij në Facebook.

Videoja e publikuar paraqet pamje nga konflikti në Palestinë me mbishkrime të cilat paraqesin opinionet e publikuesit rreth situatës.

Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se njëra nga pamjet e shfaqura nuk lidhet me konfliktin aktual Hamas-Izrael.


Vegëza e storjes së publikuar në Facebook nga Nadir Mura:

https://www.facebook.com/stories/143666443998868/UzpfSVNDOjY0OTI2ODgxNDA0NTA3MA==?view_single=false


Autori i publikimit ka komentuar pamjet duke pretenduar se ato paraqesin situatën e popullit palestinez ndikuar nga konflikti i fundit.

Pamja e parë e këtij video materiali shfaq një numër të madh tendash të vendosura në një hapësirë tokësore, për të cilat pretendohet se paraqet palestinezët të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.

Por, pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se pamja në fjalë shfaq momente nga kremtimi i “Ditës së Shlyerjes” e njohur në gjuhën hebreje si “Yom Kippur”. (shih këtu)


Nuk dihet se cilin vend shfaqin këto pamje, por në bazë të titullit, video-materiali i gjetur në Youtube, i publikuar me datë 23 shtator, paraqet momente të festimit të ditës më të shenjtë judaiste. (shih këtu)


Analiza:

Iluzionisti nga Shqipëria, Nadir Mura ka publikuar video-material në Facebook, me anë të së cilës në një pjesë të tij pretendon të paraqesë palestinezët që kanë humbur shtëpitë e tyre gjate konfliktit të fundit.

Por pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se pamja e zgjedhur për të paraqitur pretendimin e paraqitur më lart, është marrë nga kremta e një dite të konsideruar e shenjtë në judaizëm.

Andaj bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere