[email protected]
Kryeministria nuk ka njoftuar se në konferencën e Hotit do të paraqiten masa të reja anti-covid
shape
shape
shape

Portali Arbresh.info ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri Hoti thërret konferencë për masat e reja Anti-Covid”.

Në titullin e këtij artikulli të shkurtër, pretendohet se konferenca do të mbahet për masat e reja anti-covid, ndërsa në përmbajtje shkruan se, sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë së Kosovës, tema e konferencës do të jetë Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19.

Teksti i plotë i artikullit të publikuar në “Arbresh.info”:

Kryeministri Hoti thërret konferencë për masat e reja Anti-Covid

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur konferencë për media në orën 17:00.

Sipas njoftimit zyrtar tema e konferencës do të jetë Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19./arbresh.info/

Vegëza e artikullit të publikuar në “Arbresh.info”:

http://www.arbresh.info/lajmet/kryeministri-hoti-therret-konference-per-masat-e-reja-anti-covid12/?fbclid=IwAR1DAp-kl725O1a9281f7tCJeMfL1hfDYarA4_1ZRhLa45AciQc6yI82grQ


Në ueb-faqen të Kryeministrisë, shkruan se sot (e martë) në ora 17:00, kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media me temën ‘Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19’. Pra, nuk dihet nëse gjatë kësaj konference do të publikohen masa të reja anti-covid.

Vegëza e njoftimit nga zyra e Kryeministrit:

https://kryeministri-ks.net/kryeministri/agjenda/

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Arbresh.info”, përmban titull që nuk përputhet me përmbajtjen. Përderisa në titull paralajmërohet një vendim i kryeministrit Hoti për masa të reja anti-covid, në përmbajtje është publikuar vetëm njoftimi i Kryeministrisë për mbajtjen e një konference me temë – “Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19”. Pra në përmbajtje të këtij artikull nuk është specifikuar se ku janë bazuar në pohimin që pretendohet në titull. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others