Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “promakale.com” ka publikuar një artikull me titull “Shokohet Kosova, Nderron Jete Kryetari I PDK/Se”.

Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, rezulton se artikulli në fjalë përmban titull të modifikuar, duke qenë se në përmbajtje jepet lajmi për vdekjen e Ferki Pecit, i cili ishte kryetar i nëndegës së PDK-së në “Ura e Gjakut” në Mitrovicë.

Me këtë titull, ky portal i dyshimtë, ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, post të cilin e mban Enver Hoxhaj si ushtrues detyre, pas dorëheqjes së Kadri Veselit.

Teksti i artikullit të publikuar në “promakale.com”:

Shokohet Kosova, Nderron Jete Kryetari I PDK/Se

Vdes në moshë të re, kryetari i një nëndege të PDK-së. Ka vdekur sot në moshë të re, Ferki Peci Rahova, kryetar i nëndegës së PDK-së në “Ura e Gjakut” në Mitrovicë.K liko reklamen dhe shiko videon e ketij shkrimi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë dega e kësaj partie në Mitrovicë. PDK-ja e Mitrovicës i ka dërguar ngushëllime familjes dhe shoqërisë. K liko reklamen dhe shiko videon e ketij shkrimi

Vegëza e artikullit të publikuar në “promakale.com”:

https://promakale.com/2021/03/13/shokohet-kosova-nderron-jete-kryetari-i-pdk-se/?fbclid=IwAR1mqbJL9oiQM-_o7GS-s9bazgxJ8E_WRLqxA7H_yG2obRTT3esUq0KSa5g


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në disa media:

https://lajmi.net/vdes-ne%CC%88-moshe%CC%88-te%CC%88-re-kryetari-i-nje%CC%88-ne%CC%88ndege-te%CC%88-pdk-se%CC%88/



Analiza:

Portali i dyshimtë “promakale.com” ka përdorur lajmin për vdekjen e kryetarit të nëndegës së PDK-së në “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, duke i vënë titull të sajuar, për të pretenduar të duket se lajmi ka të bëjë me kryetarin e PDK-së. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikulli në fjalë vlerësohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere