[email protected]
Lajm i rremë: Osmani nuk ka premtuar datë për liberalizim të vizave
shape
shape
shape

Disa portale të dyshimta, gjatë këtyre dy-tre ditëve të fundit, kanë shpërndarë një artikull me përmbajtje të rreme, të bazuar në një intervistë të dhënë nga presidentja Vjosa Osmani, në dhjetor të vitit 2019.

Në titull të këtij artikulli shkruan “Befason Vjosa: Në këtë datë të këtij viti do të hiqen vizat për Kosovën”, ku pretendohet të paraqitet si një deklaratë e vonshme e Osmanit, pas zgjedhjes së saj në pozitën e Presidentes.

Mirëpo, pas hulumtimit dhe kontrollit të fakteve, rezulton se ky artikull është i fabrikuar, bazuar në një lajm të vjetër, të nxjerrë nga një intervistë e Osmanit e bërë gjatë dhjetorit të vitit 2019, për të përditshmen austriake “Der Standard”. Mirëpo, përveç që është ndryshuar deklarata e Osmanit, ajo është publikuar më tepër se një vit më vonë, gjë që nuk paraqet kontekstin e kohës së publikuar.

Artikulli i publikuar nga portalet e dyshimta:

T: Befason Vjosa: Në këtë datë të këtij viti do të hiqen vizat për Kosovën

Ndonëse nuk ka dhënë shumë deklarata publike kohëve të fundit, Presidentja e zgjedhur, Vjosa Osmani, së fundi në një intervistë flet për pritshmëritë e vitit 2021. Duke përmendur këtu edhe liberalizimin e mundshëm të vizave e cila shpreson qe dy mujt e pare te ketij viti te zgjidhet ky problem per viza, njësoj siç premtoi ditë më parë.

Vegëzat e artikullit të publikuar nga disa portale të dyshimta:

https://specialja.com/lajme/2021/04/05/befason-vjosa-ne-kete-date-te-ketij-viti-do-te-hiqen-vizat-per-kosoven/?fbclid=IwAR3SB7VPhOAXBw7qhrMUrRksaVyG3BhDWYklWc4vrMBMoOcI55TNtxIgOa4

https://todaykhobor.com/healthy/befason-vjosa-ne-kete-date-te-ketij-viti-do-te-hiqen-vizat-per-kosoven/?fbclid=IwAR0K8UP_ApOVqokJRbjhHWQ4IVczol3FeKlygdPYkL9Eo-4qqBbTjZOK5o4

http://trendi-kspro.com/befason-vjosa-nese-hym-ne-qeveri-ju-betohem-se-vizat-per-kosoven-do-ti-hiqi-ne-kete-muaj-besoni/10875/


Në intervistën e Osmanit dhënë për “Der Standard”, Osmani kishte folur lidhur me arritjen e koalicionit të asaj kohe mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, të pasuar nga rezultati i zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit të vitit 2019.

Vegëza e intervistës së Vjosa Osmanit, të publikuar në mediat kosovare:

https://ekonomiaonline.com/politike/vjosa-osmani-flet-per-der-standard-per-ndryshimet-qe-do-ti-bejne-vetevendosje-dhe-ldk/

Analiza:

Në bazë të hulumtimit të fakteve, del se artikulli i publikuar së fundmi është me përmbajtje të fabrikuar. Pra, një pjesë e këtij artikulli është huazuar nga një intervistë e vjetër e Vjosa Osmanit, e cila është modifikuar në atë formë, për t’u paraqitur si një lajm që i përgjigjet rrethanave aktuale, pasi seancës së Kuvendit për votim të Presidentes.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

(hibrid.info)

Share With Others