Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë e trilluar që pretendohet ta ketë thënë Hoti

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull, ku pretendon se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga mërgata e Kosovës që t’i mbledhin 2 milionë euro, në mënyrë që të zëvendësohen 2 milionët verdhura nga thesari i shtetit.

Megjithatë, ky lajm është komplet i sajuar dhe pas hulumtimit të bërë nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e ngjashme, ku kryeministri Hoti ti ketë bërë thirrje mërgatës kosovare për mbledhjen e 2 milionë eurove.

Teksti i artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

Hoti kërkon nga mërgata të mblidhen 2 milion euro, që i hupen Kosovës

Kryeminstri i Kosovës, Avdulalh Hoti ka kërkuar nga mergata kosovare të mlidhen rreth 2 milion euro dhe ti jipen Kosovës. I pari i vendit tha se mergata i ka ndihmuar gjithmon Kosoves.

Hoti tha: ‘Unë besoj se mergata do i mledh 2 milion euro dhe do ja dhuroj qeveris së Kosovës, si kompenzim për ato 2 milion të humbura.’

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/hoti-kerkon-nga-mergata-te-mblidhen-2-milion-euro-qe-i-hupen-kosoves/


Analiza:

Pas hulumtimit nga Hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga kryeministri Hoti. Ky artikull i publikuar nga portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” kategorizohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere