Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë tërësisht e sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “Kosalb.net” ka publikuar një artikull me titull “Veseli: ‘Nëse unë dhe Haradinaj jemi në pushtet, Kosova do të bëhet fuqi evropiane’”.

Ky lajm i publikuar është komplet i sajuar nga ana e këtij portali të dyshimtë. Pas hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë nga ana e kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Teksti i artikullit të publikuar në Kosalb.net:

Veseli: ‘Nëse unë dhe Haradinaj jemi në pushtet, Kosova do të bëhet fuqi evropiane.’ (VIDEO)

Kryetsri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se nëse ajo edhe Ramush Haradinaj janë në pushtet atëherë Kosova do të bëhet një vend më i mirë dhe më i fuqishëm në arenën ndërkomëbtare.

“Kur të vijmë unë dhe Kurti në pushtet, Kosova do të bëhet një vend i fuqishëm dhe një fuqi evropiane. Avdullah Hoti duhet të…- happen1 haaps1ren p0o0shtee peer taa paree v1de0o0nn:

Vegëza e artikullit të publikuar në Kosalb.net:

https://kosalb.net/veseli-nese-une-dhe-haradinaj-jemi-ne-pushtet-kosova-do-te-behet-fuqi-evropiane-video/

Analiza:

Artikulli i publikuar në Kosalb.net është komplet i sajuar dhe një deklaratë e tillë e Veselit nuk është gjetur pas kërkimit nga hibrid.info. Lajme të tilla synojnë të dezinformojnë lexuesit, si dhe të përfitojnë klikime në rrejte sociale. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere