Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me pretendim të rremë se “serbët kërcënojnë me largim nga Kosova”

HIBRID

Faqja në Facebook “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës, dje (22 korrik) ka postuar një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaz.com” me titull “Serbët kërςnσjnë me Iargim nga Kosova, Vuçiç takim υrgjent me grυpin e Kυintit”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa është publikuar në mediat online në Kosovë me datë 22 mars.

Se ky artikull përmban titull të sajuar, është vërtetuar duke u bazuar në faktin se në përmbajtje nuk paraqitet ajo që pretendohet në titull, pra nuk thuhet se “serbët kërcënojnë me largim nga Kosova”, por me largim nga institucionet e vendit tonë.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur se artikulli autentik është publikuar nga portali informativ “Gazetablic.com”, që përmban titullin e saktë “Të gjitha ‘kërcënimet’ e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës”. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Specialja”:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/pfbid02r1PrNJo7JeXScxp1FwhPGwVBHiLkpioLykjxLEmpEc92ugJi2w4f1oXkNGoxY2n8l

Kjo faqe në këtë postim të bërë dje (22 korrik) ka arritur të grumbullojë qindra komente e reagime të lexuesve. (shih fotografinë më poshtë)


Artikullin e publikuar nga “Gazetablic.com” e kanë cituar edhe disa portale tjera online, por që i kanë ndryshuar titullin. (shih këtu dhe këtu)


Lajmi i publikuar më 22 mars nga “Gazetablic.com” kishte të bëjë me vendimin e autoriteteve të kosovare për të ndaluar serbët e Kosovës që të votojnë në zgjedhjet serbe, të cilat zhvilloheshin më 3 prill të këtij viti.

Si pasojë e kësaj, serbët kishin kërcënuar me largim nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë këtu edhe nga policia, që të dorëzojnë armët dhe që në mënyrë paqësore dhe demokratike ti kundërviheshin autoriteteve në Kosovë.


Analiza:

Faqja “Specialja” në Facebook ka postuar një artikull të vjetër të muajit mars, të cilës i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se “serbët po kërcënojnë me largim nga Kosova”.

Përveç që lajmi është i vjetër edhe titulli nuk i përgjigjet përmbajtës, pasi në artikull thuhet se serbët e Kosovës kishin kërcënuar me largim nga institucionet dhe jo nga vendi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere