Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a… Të fundit | Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përfituesit që nuk plotësojnë kritere…
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk premtoi 1 mijë euro për çiftet e reja

HIBRID

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti: Me mua në qeveri, çiftet e sapomartuara do të marrin nga 1000 euro“.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas hulumtimit nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve social, nuk është arritur të gjendet asnjë deklaratë e tillë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendose, Albin Kurti.

Teksti origjinal i publikuar në ingazetaa.com:

Albin Kurti: “Me mua në qeveri, çiftet e sapomartuara do të marrin nga 1000 euro“

Albin Kurti: “Me mua në qeveri, çiftet e sapomartuara do të marrin nga 1000 euro“. Ish-kryeministri i Kosovës, Albini ka dhënë një premtim për gjithë edhe qytetarët edhe pse nuk ka zgjedhje.

Ai ka vendosur që t’i gëzoj gjitha çiftet që do të martohen kur të vijë ai në qeveri. “Kur të vij unë qeveri, çiftet e sapomartuara do të kenë nga 1000 euro. Kurse Avdullah Hotin do ta dergojme ne opozite.Tani do te shohim se cfare do te ndodhe ne ditet e ardhshme, dhe shpresojm te gjithe qe populli yne, te arrije nje jete sa me te mire.

Vegëza e artikullit të botuar në ingazetaa.com:

https://ingazetaa.com/albin-kurti-me-mua-ne-qeveri-ciftet-e-sapomartuara-do-te-marrin-nga-1000-euro/?fbclid=IwAR3ubPw-ZY6yUwH1htSHTZhjJ6EBH-OGGMGttj0Z28AsSy2XnhTmmMEHYZU


Analiza:

Ky shkrim nga ingazetaa.com, përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, e bërë qëllimshëm për të dezinformuar lexuesit. Artikulli kategorizohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere