[email protected]
Gjykata Speciale nuk e ka dënuar Rexhep Selimin
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Gjykata Speciale i ka shqiptuar dënimin Rexhep Selimit.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

“Specialja.com” ka përdorë një pjesë të një lajmi të vjetër që është publikuar më 19 nëntor të këtij viti, rreth pretendimit të Gjykatës Speciale se njerëzit e Rexhep Selimit tentuan ta vrisnin një person dhe ky kishte ndërhyri në polici.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, aktualisht është duke u përballur me procesin gjyqësor, por se ende nuk ka asnjë vendim për ndonjë dënimin, siç pretendon portali i dyshimtë “specialja.com” në titullin e artikullit të saj.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

Vjen lajm shumë i keq nga Specialja: Rexhep Selimi dën oh et me ….

Ish-inspektori i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi po përshkruhet si ‘boss’ i një ban de personash që kishin ten tuar ta v risi nin një person.

Kjo aku zë për Selimin vjen nga Prokurori i Specializuar, Jack Smith.

Në kërkesën që Zyra e Prokurorit të Specializuar ia ka dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, pretendohet se Seilmi një orë pas tentim-v rasjes, kishte provuar ta telefononte njërin nga të dyshuarit dhe pastaj e kishte kontaktuar një officer të Policisë, të cilit thuhet se i ka kërkuartë merrte diçka që ishte përdorur në këtë a tentat.

Një hetues [REDAKTUAR] vuri në dukje se ‘[[]] është […] shqetësim i madh që Rexhep Selimi mund ta thërriste një oficer të Policisë në çdo kohë dhe t’i kërkonte që ta shfrytëzonte pozicionin e tij për t’i marrë provat të përdorura në veprat e mundshme penale’”, thuhet në pretendimet e ZPS-së.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/03/vjen-lajm-shume-i-keq-nga-specialja-rexhep-selimi-den-oh-et-me/?fbclid=IwAR27dC0cqhHu9MFVWsG7vcp40bGAkHpA1AYGdH-9e_WfMcgy3dCo1HblqoI


Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://kanal10.live/lajme/prokuroria-speciale-njerezit-e-rexhep-selimit-tentuan-ta-vrisnin-nje-person-ky-nderhyri-ne-polici


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një lajm të vjetër, të cilin e ka publikuar si aktual dhe i ka vënë titull të rremë në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e audiencës. Pas verifikimit dhe  hulumtimit të bërë nga hibrid.info, del që ky shkrim kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others