Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Disa media i referohen gabimisht Charles Michel si kryetar i Këshillit të Evropës

HIBRID

Disa media në Kosovë kanë raportuar për një takim të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, por duke iu referuar këtij të fundit si kryetar i Këshillit të Evropës.

Gatë vizitës së tij në Beograd, Michel, sipas lajmit të publikuar në media, ka mbajtur një takim në dukje miqësore me presidentin serb.

Por në fakt, Michel nuk është kryetar i Këshillit të Evropës, siç pretendohet gabimisht në media, por kryetar i Këshillit Evropian (shih këtu).

Siç shihet, autorët referimit të gabueshëm të postit të Charls Michel, e kanë bërë vetëm në titull, përderisa në përmbajtje të artikullit, shihet se nuk është përsëritur i njëjti gabim.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat kosovare:

https://www.kosova-sot.info/lajme/620040/vuciqi-publikon-foto-duke-pergatitur-qebape-me-presidentin-e-keshillit-te-evropes/

No description available.

Dallimi mes Këshillit të Evropës (KiE) dhe Këshillit Evropian (KE) është krucial. Dallimi thelbësor është se KiE është një institucion që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa KE është.

KiE është një institucion që, në kuadër të vetin, ka pothuajse të gjitha shtetet e kontinentit Evropian dhe merret me fushat e edukimit, kulturës, të drejtat e njeriut dhe të ngjashme (këtu).

Ndërsa KE është organ i BE-së i cili merret me përcaktimin e strategjive të BE-së (këtu).


Analiza:

Mediat, siç duke, e kanë lëshuar këtë gabim pa qëllim dezinformimi, pasi që referimi i Charls Michel si kryetar i KiE-s, nuk i është bërë edhe në përmbajtje të artikullit.

Për këtë arsye, hibririd.info e vlerëson këtë artikull vetëm si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere