Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Paraqitet rrejshëm mundësi aplikimi për të moshuarit, për lirim nga pagesa e sigurimit shëndetësor

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Nëpërmjet një vegëze të publikuar në formë imazhi është pretenduar se të moshuarit në Kosovë mund të aplikojnë për sigurim shëndetësor falas, duke filluar nga prilli i këtij viti.

Vegëzës së publikuar (11 prill) nga një faqe me emrin “Qwe” në Facebook, i është vendosur mbishkrimi “Qeveria e Kosovës ofron sigurim shëndetësor falas. Klikoni për të aplikuar për sigurimin tuaj ekskluziv mjekësor.”.

Por, hibrid.info ka vërtetuar se, një mundësi e tillë aplikimi nuk paraqitet nga ueb-faqja e hapur pas klikimit të këtij imazhi e madje nuk është gjetur asnjë vendim zyrtar nga Qeveria e Kosovës rreth kësaj çështjeje.


Vegëza e publikuar në formë nga faqja “Qwe” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02QFYQ5BpgknNwf3fY9n74yxbfpehcE8TabVcvCAPZCzACcyziGJNajXj3PAdGcomTl&id=61552794215937

Përmbajtja në fjalë paraqitet e sponsorizuar në Facebook dhe ka marrë 507 pëlqime e 15 komente / Shih fotografinë më poshtë:


Imazhi i paraqitur përmban logon e Qeverisë së Kosovës dhe të Drejtorisë së Shëndetësisë. Pas hulumtimit nga hibrid.info është gjetur se nuk ka asnjë institucion në kuadër të Qeverisë së Kosovës me emrin “Drejtoria e shëndetësisë”. Departament i vetëm i Qeverisë së Kosovës, i cili mbikëqyr funksionimin e sistemit te kujdesit shëndetësor në Kosovë, është Ministria e Shëndetësisë (shih këtu).

Ndërsa logoja që pretendohet se paraqet këtë institucion, i përket Byrosë Kosovare të Sigurimit (shih këtu).


Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar edhe ueb-faqen e paraqitur në vegëz. Faqja në fjalë përmban disa seksione të cilat në shumicën e rasteve, pas klikimit shfaqin ueb-faqe të jashtme të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me institucionet e Kosovës.


Gjetjet e tjera të hibrid.info tregojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim së fundmi në lidhje me çështjen në fjalë (këtu) si dhe Ligji për Sigurimin Shëndetësor i miratuar në vitin 2014, parasheh lirim nga pagesa për të moshuarit (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se është hapur mundësi aplikimi për të moshuarit, për lirim nga pagesa e sigurimit shëndetësor, nuk është i vërtetë.

Faqja e publikuar me këtë pretendim është mashtrim. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë vendim zyrtar për hapje të aplikimit të kësaj natyre si dhe Ligji për Sigurimin Shëndetësor parasheh lirim nga pagesa për këtë kategori.

Bazuar në metodologjinë në fjalë, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në fjalë si “Mashtrim”.


Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere