Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Erdogan u ka dërguar mesazh shqiptarëve

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web.lluksipress.com” ka publikuar të shtunën (29 tetor) një artikull me titull “Erdogan Mesazh Shqipëtarëve!: Fort Mirë E Dini Se Europa Gjithmonë Ju Ka Shkelur!”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i rremë, pasi një deklaratë e tillë e bërë nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk është gjetur e publikuar në nga ndonjë medium apo burim kredibil në gjuhën shqipe.

Në përmbajtje të artikullit gjendet një pjesë e tekstit në gjuhën angleze, që flet për vizitën e presidentit turk, të realizuar në Shqipëri në maj të vitit 2015.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “web.lluksipress.com”:


Turkey’s President Recep Tayyip Erdogan speaks after his meeting ëith Albanian counterpart Bujar Nishani during a visit to Tirana, Ëednesday, May 13, 2015. Erdogan is visiting Albania to discuss increasing economic ties ëith the small Balkan nation, heading a delegation of about 100 businessmen.

Erdogan është pyetur nga nje gazetar rreth shqipërisë dhe greqisë Erdogan tha se Turqia do të jetë afër Shqiprisë dhe nuk do të lejoj një situat të re Shqiptarët kan humbur gjithnjë nga Evropa.Shqiptaët nuk mund ti besojn evropes më shumë se Turqisë dhe ne e kemi Obligim një gjë të till.Historia e shqiptarëve e turqëve është manipuluar se ne jemi vëllezër mes vete thotë Erdogan.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web.lluksipress.com”:

https://web.lluksipress.com/erdogan-mesazh-shqipetareve-fort-mire-e-dini-se-europa-gjithmone-ju-ka-shkelur/?fbclid=IwAR2dGFE1ECySehUy2H_hkZdNO6lV5IhDOmxQStgw-4xCOInqlmDGhFzBbgY

Ky artikull i sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Express Gazeta” dhe “Lajm Express” të cilat, përmes këtij postimi, kanë arritur të grumbullojnë qindra komente e reagime. (shih këtu dhe këtu)


Lidhur me vizitën e Erdoganit në Shqipëri në maj të vitit 2015, kishin raportuar media turke dhe ato shqiptare, por që në asnjërën nga këto raportime nuk gjendet një deklaratë e tillë e bërë nga presidenti turk për shqiptarët dhe Evropën. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “web.lluksipress.com” ka publikuar një artikull me pretendimin e rremë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka dërguar mesazh shqiptarëve duke u thënë se “ju e dini se Evropa gjithmonë ju ka shkelur”.

Se ky pretendim i bërë nga ky portal i dyshimtë është i rremë, është vërtetuar pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, pasi një deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në ndonjë medium kredibil në Turqi apo në gjuhën shqipe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere