Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fakti i përdorur për ta ndërtuar pretendimin se ka “krisje mes Kusari-Lilës dhe Kurtit”, është jo adekuat dhe i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “news254media.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë “Çfare po ndodhe ne Levizjen Vetevendosje, filluan ‘krisjet’ e para mes Albin Kurtit dhe Mimoza Kusarit”.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve në këtë artikull, ka vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes, si dhe lajmi është i vjetër, i publikuar në maj të këtij viti.

Pas klikimit në artikull shihet se nuk ofrohet ajo që pretendohet në titull, pra bëhet fjalë për një deklaratë të Mimoza Kusari-Lila, e cila atëkohë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova kishte thënë se “Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, statuti s’e lejon të jem Shefe e Grupit Parlamentar”.

Pra, pretendimi se ka mospajtim apo “krisje” në mes të Kusari-Lilës dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, është rrejshëm.

Vegëza e artikullit të publikuar në “news254media.com”:

https://news254media.com/wp/2021/09/05/cfare-po-ndodhe-ne-levizjen-vetevendosje-filluan-krisjet-e-para-mes-albin-kurtit-dhe-mimoza-kusarit/?fbclid=IwAR3jujTKvORYkVVTe7bwx09rrgXKVBOI-6_w3lDm-e7Te9v1bo7LUTGHQko

Ky artikull u publikua edhe në rrjetin social Facebook nga faqja me emrin “Shqipëria”, e cila numëron afër 60 mijë ndjekës, ndërsa në këtë publikim ka arritur të grumbullojë reagime dhe komente të shumta.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=225451932926865&id=100063861801475


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale në “klankosova.tv”.

https://klankosova.tv/kusari-lila-nuk-jam-pjese-e-vetevendosjes-statuti-se-lejon-te-jem-shefe-e-grupit-parlamentar/


Analiza:

Portali i dyshimtë “news254media.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të Mimoza Kusari-Lilës, me pretendimin ta paraqesë atë si aktuale. Gjithashtu, në këtë artikull është vënë qëllimshëm titull i rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere