Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Bedri Hamza nuk ka premtuar se do t’i rritë pensionet për veteranët e luftës deri në 1500 euro

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje ku pretendohet se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza është deklaruar se në rast të marrjes së këtij posti, do t’i rritë pensionet për veteranët e luftës deri në 1500 euro.

Pretendimi është publikuar sot (28 qershor) me anë të një fotografie në TikTok nga llogaria me emrin “albiin_kurti”, ku shfaqet Bedri Hamza dhe me mbishkrimin që e citon atë në formë të përfolur.

E vërteta?

I pari i komunës së Mitrovicës së Jugut nuk ka përmendur publikisht shumën e pretenduar, për rritjen e pensioneve për këtë kategorie.


Vegëza e imazhit të publikuar në TikTok nga llogaria “albiin_kurti”:

https://archive.is/nXVOA


Hibrid.info, me anë të makinave të kërkimit, ka hulumtuar për deklaratat e fundit publike të Hamzës. Në një intervistë në programin televiziv, “Rubikon”, në televizionin “Klan Kosova”, kandidat i PDK-së për kryeministër ka treguar se në rast të zgjedhjes në këtë detyrë, do t’i rritë pagat dhe pensionet (shih këtu).

Duke iu përgjigjur pyetjes së intervistuesit, në një sekuencë një minutëshe nga videoja e emisionit e publikuar në Youtube, kuptohet se Hamza nuk ka përmendur shifra, duke treguar se këtë gjë do ta bëjë në një kohë tjetër, por ka potencuar se do t’i rritë pensionet edhe për veteranët e luftës (shih këtu).


Po ashtu, duke kontrolluar edhe në llogarinë personale të Hamzës në Facebook, nga momenti (këtu) që kur ai është caktuar si  kandidat i PDK-së për kryeministër e deri më sot, nuk është gjetur asnjë deklarim publik, ku ai shpreh se pensionet e veteranëve të luftës do të rriten deri në 1500 euro (shih këtu).

I njëjti rezultat ka ardhur edhe pas kërkimit në “Google”, me fjalët “bedri hamza pensionet per veteranet e luftes 1500 euro”, ku brenda materialeve të shfaqura për periudhën e fundit një vjeçare, nuk është konfirmuar pretendimi i lartcekur (shih këtu).


Analiza:

U pretendua se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është shprehur se do t’i rritë pensionet për veteranët e luftës deri në 1500 euro.

Hamza në deklaratat publike nuk ka përmendur shifra të rritjes së pensioneve për kategorinë në fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere